Mobi Casa

Thaçi: E bëjmë marrëveshjen, kur të hiqni dorë nga Republika Srpska

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi ka deklaruar se Serbia duhet të heqë dorë nga krijimi i një Republika Srpska në Kosovë nëse dëshiron që të arrihet një marrëveshje.

Në një prononcim për Express nëpërmjet telefonit nga Norvegjia, ku është duke qëndruar për vizitë, Thaçi kërkesat e Serbisë i ka quajtur absurde.

“Serbia duhet patjetër të heq dorë nga kërkesa e saj për të krijuar një Republika Srpska të dytë. Kjo kërkesë është absurde dhe nuk do të mund të zbatohet kurrë në Kosovë. Në momentin që Serbia heq dorë nga kjo kërkesë e cila është refuzuar nga Kosova dhe gjithë komuniteti ndërkombëtar, atëherë krijohet mundësia reale për arritjen e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka deklaruar ai.

“Sa më shpejt ndodhë një gjë e tillë, aq më mirë do të jetë për të gjitha palët të përfshira në proces. Pra, unë pres ndryshim radikal të pozicionit të Serbisë me qëllim që të arrihet marrëveshja”, ka shtuar Thaçi.

UBT

Në këtë mënyrë kreu i Qeverisë i është përgjigjur deklaratave të Kryeministrit të Serbisë Ivica Dacic i cili ka thënë se Prishtina nuk po lëshon pe në bisedime.

“Marrëveshje nuk ka dhe nuk do të ketë derisa nuk sqarohet se si do të jetë ai asociacion”, ka thënë Dacic për gazetën serbe, duke shtuar se Serbia dëshiron kompromis, por nuk pranon poshtërim.

“Prishtina vështirë do të lëshojë pe sepse e ka mbështetjen e SHBA-së” ka thënë ai.

Komentet e Kryeministrave vijnë pas vizitës së Baroneshës Catherine Ashton në Prishtinë dhe Beograd të enjten. Ashton ka thënë se po konsultohet me palët rreth takimit të ardhshëm që do të mbahet më 20 mars, pa dhënë detaje rreth progresit eventual në këtë proces.