Mobi Casa

Thaçi: Dorëheqja e Kuçit, standard i munguar në Kosovë

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, deklaroi se dorëheqja e zëvendësministrit Hajredin Kuçi është bërë për shkaqe morale. Thaçi këto komente i bëri sot në Tiranë, duke shtuar se ky veprim instalon në Kosovë një standard të ri.

“Ka qenë debat që është përcjellë me opinione të ndryshme, me diçka të re në Kosovë. Z Kuçi bashkëpunëtor imi i ngushtë dhe njeri i suksesshëm në qeverinë e Kosovë si ka dhënë opinionet e tjera. Ka ndodhur ajo që ka ndodhur në parlamentin e Kosovës. Zv ministri kishte bërë një deklaratë publike që potenconte se nëse kalonin 3 nene do të dorëhiqej. Unë kërkova menjëherë që nenet 37 38 të riprocedohen në Kuvend.

Kuçi me veprimin e tij ka instaluar një standard të munguar në Kosovë, atë moral të fjalës së dhënë. Ai do mbetet bashkëpunëtor imi i ngushtë”, tha Thaçi gjatë një konference për shtyp në Tiranë, i pyetur rreth dorëheqjes së Hajredin Kuçit, raporton BalkanWeb.

Ndryshe, gjatë konferencës për medie në Tiranë, kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, vlerësoi se përmbyllja me sukses të plotë e procesit të mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës “është dëshmi e funksionimit të shtetit ligjor dhe institucioneve demokratike, si dhe e shndërrimit të Kosovës në një faktor të vërtetë paqeje, stabiliteti dhe bashkëpunimi rajonal”.

Hidromorava

Kreu i qeverisë shqiptare, e njohu homologun nga Kosova me zhvillimet në vend, ku u ndal në procesin e zgjedhjes së Presidentit të ri të Shqipërisë, i cili sipas tij “u konkludua në përputhje të plotë me germën dhe frymën e Kushtetutës, duke zgjedhur në krye të shtetit shqiptar një personaliteti me integritet e me të gjitha dhuntitë e cilësitë për të përmbushur me sukses këtë mision”.

Ai gjithashtu me kryeministrin Thaçi bisedoi dhe për bashkëpunimin mes dy vendeve, si dhe angazhimin e përbashkët në kremtimet e 100-vjetorit të pavarësisë.

Dy kryeministrat biseduan gjithashtu dhe për perspektivën evropiane të të dy vendeve dhe vendosmërinë për të bashkëpunuar intensivisht në projektet e mëdha të qytetarëve të Shqipërisë dhe Kosovës për të ardhmen evropiane. /bw/Zëri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.