GRANDEMALL

Thaçi: Do të jemi më të fuqishëm këtë vit

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Kryeministri i vendit, Hashim Thaçi ka deklaruar në mbledhjen e kabinetit qeveritar të mbajtur të mërkurën se ekzekutivi i vendit gjatë vitit 2013 do të ketë prioritet procesin e njohjeve të shtetit të Kosovës, zhvillimin ekonomik, zvogëlimin e papunësisë dhe fuqizimin e sundimit të ligjit. Gjithashtu janë përmendur edhe një sërë prioritetesh të tjera.

Thaçi që në fillim të mbledhjes ka kërkuar përkushtimin dhe angazhimin e secilit ministër që të përmbushen prioriteteve që i ka paraparë ekzekutivi i vendit.

Shefi i ekzekutivit të vendit ka thënë se këtë vit Kosova do të jetë më e fuqishme në rrugën e saj drejt integrimit në NATO dhe BE.

“Viti 2013 është vit i shënimit të 5 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, në të cilin do ta bëjmë Kosovën edhe më të fuqishme. Kosova do të shënojë progres substancial edhe sa i përket rrugës së integrimit në NATO dhe Bashkimit Evropian”, ka theksuar Thaçi.

Për më tepër ai ka shtuar se viti 2013 do të shënojë përmirësimin në procesin e njohjeve të reja për Republikën e Kosovës nga vendet që ende janë në proces të njohjes.

Po ashtu, ai ka thënë se këtë vit do të fillohet me planin e ri të punës së Qeverisë, i cili do të jetë plan i zhvillimit ekonomik, zbutjes së papunësisë dhe fuqizimit të sundimit të ligjit.

Në aspektin e zhvillimit ekonomik, ai ka thënë se do të përkrahet zhvillimi rural dhe luftimi i ekonomisë informale.

FITORJA

“Sa i përket prioritetit të zhvillimit ekonomik, ministritë do të kujdesen për këto fusha, për krijimin e ambientit për investimet e jashtme, përkrahja për zhvillimin rural dhe bujqësinë, luftimin e ekonomisë joformale dhe forcimin e kapitalit njerëzor. Do të fillojmë me rrugën e kombit dhe me autostradën Prishtinë-Shkup. Po ashtu do të vazhdojmë me zgjerimin e magjistraleve, Prishtinë-Mitrovicë dhe Prishtinë-Pejë”, ka deklaruar ai.

Ndërkohë ai ka thënë se në fushën e qeverisjes së mirë Qeveria e Kosovës gjatë 2013 do të ketë objektiv mbështetjen e sistemit të drejtësisë.

Sipas tij, angazhimet e Qeverisë do të fokusohen në rritjen e efikasitetit në sistemin drejtësisë, luftimin e korrupsionit, reformat në administratën publike dhe plotësimi i kritereve të BE-së për liberalizimin e vizave.

Thaçi ka thënë se një prej prioriteteve që do të angazhohet Qeveria për zhvillimin e arsimit të lartë, ku përveç Universitetit të Prizrenit, do të vazhdojnë edhe hapja e Universitetit në Gjilan, Gjakovë, ndërsa në Mitrovicë është duke u bërë ndërtesa e Universitetit.

Ai ka thënë se ekzekutivi i vendit do të vazhdoj me regjistrimin e veteranëve, gjithashtu edhe në angazhimin për statusin e kategorive të luftës.

Në mbledhjen e kabinetit qeveritar është miratuar Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Sigurinë e Përgjithshme të Produkteve.

Gjithashtu është miratuar edhe Programi i Statistikave Zyrtare për vitin 2013-2017.(express)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.