Fundamenti

Thaçi: Do ta kemi ulësen në OKB

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka bërë të qartë se vendi ynnë nuk do të mbetet viktimë e së kaluarës dhe nuk do të merret më me armikun e së kaluarës. Thaçi, intervistën e tij për mediumin prestigjioz “Al Jazeera”, e fillon duke folur për të kaluarën dhe për idealin e UÇK-së.

Ai thotë se shqiptarët nuk i kanë urryer kurrë serbët, por kanë rezistuar ndaj prezencës së egër serbe në Kosovë.

“Si lider i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ne luftuam jo për shkak se kërkuam luftë, por për shkak se ka qenë e nevojshme që të sigurojmë lirinë dhe pavarësinë. Sidoqoftë, ne nuk e kemi urryer Serbinë. Në fakt, ishte një rezistencë ndaj prezencës së Serbisë në Kosovë”, theksoi kryeministri.

Thaçi e vlerësoi marrëveshjen me Serbinë si historike, teksa beson se shumë shpejt vendi ynnë do të integrohet në strukturat e institucioneve euroatlantike, ashtu sikurse edhe do ta fitojë ulësen në OKB.

Mobi Casa

“Të gjithë e dinë të kaluarën e hidhur të Kosovës. Gjenocidi i madh dhe luftërat për pavarësinë në vitin 1999. Ne kaluam nëpër një tranzicion demokratik dhe në vitin 2008, Kosova deklaroi pavarësinë e saj”.

“Sot, Kosova është një vend i pavarur dhe ka një synim të qartë: Integrimin në BE dhe në NATO… Vizioni ynnë është që Kosova në të ardhmen e afërt të ketë edhe ulësen e saj si shtet i pavarur në OKB”, deklaroi Thaçi për Al Jazeera.

Kryeministri i Kosovës shtoi se do të ketë probleme në implementimin e mëtutjeshëm të marrëveshjes, por i quajti iluzione teoritë për ndarjen e Kosovës, apo për një “Republika Srpska” në veri, pasi beson se marrëveshja është funksionale dhe garanton integritetin territorial të Kosovës. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.