GRANDEMALL

Thaçi: Dialogu Kosovë-Serbi do të jetë i vështirë

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se Ballkani Perëndimor asnjëherë nuk ka pasur rast më të mirë për të ndërtuar paqe të qëndrueshme.

Këtë mesazh, presidenti Thaçi e ka dhënë në panelin “Evropa në udhëkryq”, në kuadër të Forumit Ekonomik Ndërkombëtar të Kontinentit të Amerikës (IEFA), që po mbahet në Montreal të Kanadasë.

“Sot, çdo shtet i Ballkanit Perëndimor komunikon normalisht me njëri-tjetrin, çdo shtet bashkëpunon me njëri-tjetrin. Duhet të shfrytëzohet ky momentum dhe BE-ja t’ia hapë portat Ballkanit Perëndimor”, u shpreh presidenti Thaçi.

Ndërsa, duke folur për dialogun Kosovë-Serbi, presidenti Thaçi ka thënë se ky dialog do të fillojë në ditët apo javët e ardhshme dhe do të jetë i vështirë.

“Nuk do të jetë i lehtë, por do të jetë historik dhe është i pa alternativë. Dialogu duhet të përmbyllet me një rezultat ‘win-win’ edhe për Kosovën, edhe për Serbinë, sipas një marrëveshjeje me vlera e standarde evropiane”, u shpreh presidenti Thaçi.

“Edhe Kosova, edhe Serbia, aspiratë e kanë anëtarësimin në BE”, u shpreh presidenti Thaçi, duke shtuar se “ky vullnet i njerëzve nuk mund të realizohet pa normalizim dhe pajtim në mes dy vendeve dhe popujve”.

Uji Dea

“Pres rol udhëheqës dhe me një dinamikë të re nga Bashkimi Evropian dhe mbështetje të fuqishme të SHBA-së, që ky proces të përmbyllet suksesshëm, sa më shpejt që të jetë e mundur dhe në të mirën e të gjithëve. Kosova është gati për dialog, për marrëveshje, sepse vetëm kështu do të mund të lëvizim të sigurt drejt NATO-s dhe Bashkimit Evropian, si dhe të ruajmë marrëdhënien speciale me SHBA-në dhe partneritetin me miqtë e tjerë. Vetëm një Kosovë dhe një Serbi evropiane mund të perëndimizojnë rajonin”, u shpreh presidenti Thaçi.

Duke folur për zhvillimet në BE, presidenti Thaçi theksoi se ndonëse është e vërtetë që Bashkimi Evropian po përballet me kriza dhe sfida që e prekin vetë identitetin e BE-së, megjithatë qytetari evropian po tregon se më shumë se çdo ideje tjetër ende i beson idesë së integrimit dhe bashkimit.

Dy panelistët e tjerë, Pascal Lamy, President Emeritus i Institutit “Jacques Delors” dhe Bernard Spitz, president i “MEDEF”, pohuan se krizat që kishin prekur Evropën, kriza financiare e vitit 2008 dhe sidomos BREXIT, kanë rikthyer besimin e qytetarëve evropianë se vetëm thellimi i integrimit është zgjidhje për të ardhmen e kontinentit.

Këtë e dëshmon, sipas tyre, jo vetëm fitorja e Makronit në Francë, por edhe anketat me opinionin publik në shtetet anëtare të BE-së në dy vitet e fundit.

Presidenti Thaçi u shpreh optimist se BE-ja do të gjejë rrugëdalje.

“Rrugëdalja do të gjendet duke ndërtuar vizion të përbashkët, por edhe bashkëpunim tej Atlantik, bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me Britaninë e Madhe”, ka thënë presidenti Thaçi. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.