GRANDEMALL

Thaçi, deputet i përkohshëm

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Hashim Thaçi, pas shtatë vjetësh në krye të Qeverisë mund të mbetet përkohësisht pa pozitë të lartë udhëheqëse. Të garantuar e ka vetëm mandatin e deputetit. Mirëpo, synimet e tij janë që të vije në krye të shtetit brenda pak muajsh, pavarësisht se me Kushtetutë, posti i presidentit është i zënë deri në pranverën e vitit 2016. Atëherë i skadon mandati presidentes, Atifete Jahjaga.

Por, pavarësisht pozitës që ai do ta ushtrojë, analistët politikë vlerësojnë, se kryeministri aktual do të ketë ndikim të madh në qeverisjen e ardhshme. Për Driton Selmanaj nga KDI, kjo është çështje e kalkulimeve politike që mund t’i bëjnë lidershipi i subjekteve politike, por vendi ka Kushtetutën e dhe ligjet e Kosovës dhe mandati i presidentes, sipas tij është i qartë.

UBT

“Mandati i presidentes është shumë i qartë, sepse Kushtetuta e Kosovës i ka paraparë afatet, mënyrat dhe kompetencat se kur përfundon mandati i saj. Është çështje tjetër, nëse presidentja heq dorë nga pozita e saj, por në rrethanat tjera duket se është e pamundur që ajo të largohet. Presidentja ka mandat deri në pranverën e vitit 2016. Nëse vepron ndryshe, kjo atëherë është çështje e saj”, ka thënë Selmanaj…(Tribuna).

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.