UBT

Thaçi: Deklarata e Nikolicit gënjeshtër e kulluar

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi deklaroi para deputetëve të Kosovës se presin qartësim zyrtar nga Bashkimi Evropian lidhur me deklaratat kontraverse të presidentit serb, Tomislav Nikolic, që sipas Thaçit janë gënjeshtra të kulluara të Beogradit.

Nikolic pas takimit të mbrëmshëm me baroneshën Catherine Ashton, ka deklaruar se Prishtina ka bërë lëshime në bisedimet e zhvilluara në Bruksel, duke ndryshuar edhe Kushtetutën dhe ligjet, ndërkaq për marrëveshjen ka pohuar se do të nënshkruhet më 20 ose 28 mars.

Thaçi deklaratat e tilla tha se tregojnë papjekuri politike, duke i quajtur edhe gënjeshtër e kulluar tradicionale e Beogradit.

“Ju e dini që ata humbjet i shpallin fitore” tha Thaçi. Sipas tij, aq sa kanë qenë të vërteta deklaratat e Milosevicit në vitin 1999, aq janë të vërteta deklaratat e Nikolicit.

Hidromorava

Thaçi në raportimin para deputetëve të vendit tha se e dinë që Serbia do të vazhdojë me manovrime, por tha se presin që më 20 mars ta përmbyllin këtë çështje dhe të fillojnë zbatimin e marrëveshjeve në praktikë.

Sipas tij, marrëveshjet me Serbinë do të jenë në përputhje me Kushtetutën e vendit, ndërsa theksoi se ia kanë bërë të qartë baroneshës Ashton se duhet të ketë marrëveshje konkrete, të detajizuar, nënshkruar nga dy kryeministrat e shteteve respektive dhe nga baronesha në emër të BE-së, si garantuese e zbatimit.

Ai tha se Serbia tenton themelimin e Republikës Serbe në Kosovë, por sipas Thaçit kjo as që diskutohet e as që do të pranohet.

Kreu i ekzekutivit të Kosovës u shpreh se draft dokumenti për Asociacionin e komunave me shumicë serbe është në përputhje të plotë me Kushtetutën e Kosovës. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.