FITORJA

Thaçi: “Daçiq, Sllobo i vogël”

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi nuk është i habitur me veprimet e udhëheqjes nacionaliste të Serbisë.

Në një intervistë për Die Presse, Thaçi ka thënë se zgjedhja e një nacionalisti në krye të shteti serb si dhe zgjedhja e Daçiqit si kryeministër i Serbisë, është një hap prapa për këtë shtet.

“Deri me tani emrat e tyre janë të lidhur me gjëra shumë të këqija. Edhe pse Nikoliqi dhe Daçiqi janë zgjedhje e popullit serb, të dy duhet të dëshmojnë se janë për standarde evropiane. Këshilla ime për ta është e thjeshtë: Të dy nuk duhet të flasin për Vukovarin e Srebrenicën dhe për gjëra tjera të së kaluarës. Në vend të kësaj, ne duhet të mendojmë për të ardhmen” ka thënë Thaçi.

Megjithatë, ai do të pranonte të ulej në një tavolinë me ta.

FITORJA

“Unë jam njeri komunikues dhe parimisht dua të flas me njerëz. E ardhmja jonë duhet të karakterizohet nga bashkëpunimi dhe në këtë kuptim një takim do të ishte i mundur, pavarësisht me presidentin apo kryeministrin. Por, gjithmonë ky duhet të jetë një takim midis përfaqësuesve të dy shteteve sovrane” ka shtuar ai.
Kryeministri Thaçi, i ka bërë thirrje Daçiqit që ta harrojë Kosovën dhe mos të imitojë Millosheviqin.

“Daçiq, le ta harrojë Kosovën. Ai duhet të tregojë se respekton normat dhe standardet ndërkombëtare. Të shumtën, ai ka imituar Millosheviqin me veprimet e tij. Aktron kur shfaqet si politikan properëndimor, kurse vepron si një Sllobo i vogël. Milosheviqi ka marrë përgjigjen në Kosovë bashkë me Daciqin sepse edhe ky i fundit ka qenë pjesë e tij” ka thënë Thaçi.

Ai ka thënës se Kosova është shtet i pavarur dhe se qëllimi i tij është që ta integroi në NATO dhe Bashkimin Evropian./Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.