Uji Dea

Thaçi: Bisedova me Trumpin, ai e mbështet plotësisht marrëveshjen Kosovë-Serbi

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter, ka njoftuar se mbrëmë ka pasur një takim me presidentin amerikan, Donald Trump, me të cilin ka folur për marrëveshjen ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Mbrëmë kisha një takim shumë të mirë me presidentin amerikan, Donald Trump. Ai shprehu 100% mbështetje për një marrëveshje ligjërisht të obligueshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Jam mirënjohës për mbështetjen e tij dhe të SHBA-së”, ka shkruar Thaçi në Twitter.

Mobi Casa

Presidenti Thaçi bashkë me liderë të vendeve botërore po qëndron në Paris, ku po mbahet ceremonia e përkujtimit të 100 vjetorit të nënshkrimit të armëpushimit në mes Francës dhe Gjermanisë, armëpushim ky që më vonë solli përfundimin e Luftës së Parë Botërore, më 11 nëntor 1918. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.