KKVITI

Osmani: Moskonstituimi i Kuvendit rrezikon funksionimin kushtetues të institucioneve

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka thënë se do të vazhdojë me takime me përfaqësuesit e subjekteve politike për të gjetur një zgjidhje në konstitumin e Kuvendit.

Në konferencën për shtyp pas takimit me presidentin e Këshillit Evropian, Anonio Costa, presidentja Vjosa Osmani është përgjigjur në pyetjen e gazetares së Telegrafit lidhur me ftesën e saj për subjektet politike për të gjetur një zgjidhje në konstituimin e Kuvendit.

“I falënderoj liderët e parive politike që janë përgjigjur pozitivisht. Ky është veç fillimi i një serie takimesh. Varësisht se si do rrjedhin bisedimet nesër ne do të vazhdojmë takimet, qoftë në atë format apo të ngjashme me liderët e partive. Ne si institucion i presidencës jemi në zbatim të detyrave kushtetuese. Sepse siç e dini, neni 84 përcakton që presidentja e vendit ka për detyrë që të garantojë funksionimin kushtetues të institucioneve, tha Osmani, për Telegrafin.

Ajo tha se “mos konstituimi i Kuvendit rrezikon pikërisht funksionimin kushtetues të institucioneve”.

Mobi Casa

“Kjo edhe është arsyeja pse i kam ftuar liderët për të diskutuar, por nuk do të doja t’i paragjykoj rezultatet. Shpresoj se secili do të angazhohet duke vënë interes parësor interesin e vendit”, tha ajo.

Kosova ndodhet në ngërç institucional pas zgjedhjeve të fundit parlamentare të 9 shkurtit 2025.

Pavarësisht 15 tentimeve për të konstituuar Kuvendin, procesi ka mbetur i bllokuar për shkak se partia që ka dalë e para në zgjedhje – Lëvizja Vetëvendosje nuk po arrin t’i siguroj votat e mjaftueshme për zgjedhjen e kryeparlamentares, ndërsa partitë që gjatë legjislaturës së kaluar kanë qenë në opozitë nuk po pajtohen për ta votuar të propozuaren e kësaj partie, Albulena Haxhiun.

Në përpjekje për të tejkaluar këtë situatë, presidentja Vjosa Osmani, ka ftuar liderët e subjekteve parlamentare në një takim konsultativ më 15 maj. /Telegrafi/