Hidromorava

Thaçi: Ata që reaguan ndaj dekorimit të Rugovës, ish-presidentin e kanë parë vetëm në fotografi

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Presidenti Hashim Thaçi ka folur rreth kritikave që iu bënë lidhur me dekorimin e ish-presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugova, me Medaljen Presidenciale Jubilare të Dhjetëvjetorit të Pavarësisë.
Thaçi ka thënë në RTV Dukagjini se kritikat kanë ardhur nga ata të cilët ish-presidentin Rugova e kanë parë vetëm në fotografi apo televizion.

“Familja Rugova e ka vlerësimin tim maksimal për rolin e tyre shtet-formues. Presidenti Rugova dhe të tjerët nuk e meritojnë të përmenden vetëm në periudha të fushatave zgjedhore, reagimet i kam përcjell kanë qenë kryesisht të njerëzve që presidentin Rugova e kanë parë vetëm në fotografi apo televizion dhe kurrë në jetën e tyre nuk e kanë njohur”, ka thënë presidenti Thaçi, përcjell Telegrafi.

HW

Presidenti ka sqaruar se nuk ka qenë organizator i ekspozitës ‘Kontributi i Presidentit Historik Dr.Ibrahim Rugova në shtet formimin e Kosovës’.

“Unë e kom përkrah ekspozitën por nuk kam qenë organizator kam qenë i ftuar dhe kam shkuar me mbajt fjalën dhe jam ndjerë mirë. Askush nuk mund ta mohoj rolin e Rugovës”, tha Thaçi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.