KKVITI

Thaçi: Ata që pritën se Kosova nuk do të dal mirë nga bisedimet u mashtruan

/ 4 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Kryeministri Thaçi përmendi edhe zhvillimet aktuale politike me theks të veçantë bisedimet mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë, të cilat siç tha ai po dëshmojnë se këto dy vende janë të barabarta dhe se bëhen para njohjes reciproke dhe ka ripërsëritur edhe njëherë se nuk do të ketë ndarje të Kosovës, nuk do të ketë Republika Sërpska, nuk do të ketë autonomi a status special dhe se të gjithë ata që pritën se Kosova nuk do të dal mirë nga bisedimet u mashtruan.

Duke folur për Betejën e Zhegocit në tubimin përkujtimor që u mbajt këtë të hënë dhe duke përkujtuar të rënit dhe dëshmorët e UÇK-së, para 14 vjetëve, kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, tha se këto dy beteja ishin kulm i rezistencës dhe trimërisë, e gatishmërisë për sakrificë të qytetarëve të këtyre anëve, në mënyrë që të realizohej ëndrra shekullore e lirisë.

Ai tha se janë këta qytetarë që hapën dyert për ushtarët e lirisë për ta bërë sa më të lehtë fitoren përmes djemve dhe vajzave të lirisë. “UÇK, para 14 vjetësh kur po shënonte kapitullin më të vlefshëm të lirisë, ju të nderuar qytetarë ishit ata që u bëtë pjesë e luftës për liri, duke i ndihmuar ata në momentet më të vështira të luftës. Vullneti liridashës, pozita gjeografike, mbështetja popullore, veprimtarët e devotshëm, e mbi të gjitha përcaktimi i qartë në rrugën drejt lirisë para 14 vjetësh, ishin bërë një pjesë e rëndësishme e Kosovës dhe e gjithë kombit” tha Thaçi.

Ai tha se Zona operative e Karadakut ka luajtur një rol të rëndësishëm në luftën për liri, duke krijuar kështu fitore dhe kurajë edhe për dy zonat atë të Nerodimes dhe të Llapit. “Kosova tash ka shënuar pesë vjetorin e Pavarësisë së saj ku është një storije e suksesit dhe ka shënuar suksese si në planin e brendshëm ashtu edhe në atë të jashtëm e ndërkombëtar”.

Eco Higjiena

Ai tha se para nesh ka sfida jo aq të lehta, por se janë të vendosur që të arrihet edhe objektivi i tretë pas lirisë dhe pavarësisë, pra ai i integrimit euro – atlantik i vendit tonë. “Në këto ditë të kujtimit të historisë së lavdishme të UÇK-së nuk duhet harruar asnjëherë edhe ndihmën e madhe e të bashkuar që kanë dhënë shqiptarët në Luginë të Preshevës, Maqedoni, Mal të Zi, Shqipëri dhe Diasporë, vetëm e vetëm që Kosova të çlirohej njëherë e përgjithmonë përmes ushtrisë çlirimtare, pra përmes çlirimtarëve të popullit. Sot Kosova ka mbështetjen e shteteve më të fuqishme demokratike dhe kjo është arritur falë ndihmës suaj, falë gjakut të dëshmorëve të cilët përherë do të jenë të pavdekshëm”.

Kryeministri Thaçi përmendi edhe zhvillimet aktuale politike me theks të veçantë bisedimet mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë, të cilat siç tha ai po dëshmojnë se këto dy vende janë të barabarta dhe se bëhen para njohjes reciproke dhe ka ripërsëritur edhe njëherë se nuk do të ketë ndarje të Kosovës, nuk do të ketë Republika Sërpska, nuk do të ketë autonomi a status special dhe se të gjithë ata që pritën se Kosova nuk do të dal mirë nga bisedimet u mashtruan.

“Për palën kosovare do të respektohet në plotëni Kushtetuta e Kosovës dhe çdo marrëveshje do të jetë në përputhshmëri me vullnetin e qytetarëve të Kosovës e Kosova do të shndërrohet në vend të krenarisë”, ka thënë Hashim Thaçi, i cili ka pranuar se në rrugën e saj Kosova ka sfida, por se do të arrihet integrimi dhe se sikur atëherë kur kishte bashkim e që u arrit mbështetja e ndërkombëtarëve edhe tashti me këtë partneritet është arritur rezultat konkret, tashti po ndërtohet shteti, Kosova është sovrane dhe po ec përpara dhe sigurt drejt NATO-s, BE-së dhe OKB-së./rajonipress/

Mund të ju interesoj: