Eko Higjiena

Thaçi: Ata që po na kritikojnë janë larg nesh

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Kryeministri i vendit Hashim Thaçi i shoqëruar edhe nga Qemajl Mustafa dhe zyrtarë tjerë lokal e qendror ka vizituar projektin e lumit Mirusha, një rrugë kryesore në qytet dhe Universitetin e ardhshëm të Gjilanit. Thaçi duke ju përgjigjur akuzave të Isa Mustafës tha se ata që po na kritikojnë janë larg nesh.

Kreu i Qeverisë Hashim Thaçi të shtunën ka inspektuar punimet në projektin kapital për qytetin e Gjilanit lumin Mirusha, ka vizituar rrugën “Halim Orana” dhe objektin e Universitetit të ardhshëm të Gjilanit.

Thaçi i cili shoqërohej nga Qemajl Mustafa e Izmi Zeka dhe deputet të Anamoravës e zyrtar e qeveritarë tjerë tha se projektet e vizituara janë projekte të bashkëfinancimit.”Këto projekte po e modernizojnë Gjilanin dhe po i japin pamje evropiane. Do ta ndihmojmë qeverisjen aktuale dhe qytetarët e Gjilanit duke filluar edhe me dy projekte të reja të rëndësishme siç janë dy korzit në drejtim të rrugëve Gjilan – Prishtinë dhe Gjilan – Ferizaj “ tha Thaçi.

Uji Dea

Thaçi pasi ka inspektuar punët në lumin Mirusha është ndarë i kënaqur me rrjedhën e punimeve. Më vonë ai ka takuar profesorët dhe drejtuesit e Fakultetit të Edukimit. Thaçi tha se Universiteti i Gjilanit është një mundësi e mirë për tu edukuar gjeneratat e reja në tërë Anamoravën, por edhe në Kosovën Lindore e më gjerë.

I pyereur nga gazetarët për akuzat e Isa Mustafës , Thaçi tha se nuk dëshiron që ta personalizon debatin ballafaques që sipas tij duhet të jetë me koncepte të shëndosha e vlera të mirëfillta, por tha se askush nuk mund të qeverisë më mirë se PDK-ja.”PDK-ja ka treguar vizionin saj se u takon të gjithë qytetarëve të saj dhe se nuk bënë dallime. Ne dimë dhe mundemi , por edhe kemi guxim që të realizojmë projekte madhore dhe tha se kilometrat e autostradave i ndërtojmë më shpejt sesa ata(LDK) metrat e kanalizimeve në Prishtinë” ka ironizuar Thaçi.

Thaçi tha se ata që po na kritikojnë janë shumë larg nesh dhe konceptit tonë. Kurse Qemajl Mustafa kryetar i Gjilanit tha se ardhja e Thaçit në Gjilan i ngjallë shpresat për të përfunduar suksesshëm projektet e filluara . Edhe Mustafa i ka vlerësuar punimet e zhvilluara në lumin Mirusha dhe e ka vlerësuar pozitivisht hapjen e Universitetit të Gjilanit./rajonipress/