Thaçi: Askush nuk mund ta hetoj luftën e UÇK-së

“Tani Kosova ka institucionet e drejtësisë dhe janë funksionale. Ka ardhë momenti që Institucionet e Kosovës të marrin më tepër kompetenca. Bashkëpunimi i qeverisë së Kosovës me EULEX-in është i suksesshëm. Mirëpo nga qershori është momenti që duhet të bartet tek institucionet legjitime të Kosovës”, ka thënë Thaçi.
Kryeministri e ka thënë këtë në një intervistë për RTK-në, duke aluduar po ashtu edhe në themelimin e një Tribunali për dënimet e krimeve të luftës. Kryeministri po ashtu ka thënë se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e drejtë dhe e pastër.
“Luftën askush nuk mund ta hetojë, sepse ka qenë e drejtë”, ka thënë Kryeministri Thaçi.
Thaçi tha se Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave dhe se faji është në Bruksel.Ai tha se deklarata e Ulrice Lunacaek, që Kosova nuk i plotëson kushtet për liberalizimin e vizave, ka qenë e gabuar dhe këtë e ka kuptuar edhe ajo dhe është munduar ta përmirësojë.
”Unë pres që liberalizimi i vizave të ndodh këtë vit”, tha Thaçi.
Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi ka thënë se institucionet e drejtësisë janë të gatshëm që nga Qershori të marrin kompetencat e plota sa i përket drejtësisë.
Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi ka thënë se institucionet e drejtësisë janë të gatshëm që nga Qershori të marrin kompetencat e plota sa i përket drejtësisë.
“Tani Kosova ka institucionet e drejtësisë dhe janë funksionale. Ka ardhë momenti që Institucionet e Kosovës të marrin më tepër kompetenca. Bashkëpunimi i qeverisë së Kosovës me EULEX-in është i suksesshëm. Mirëpo nga qershori është momenti që duhet të bartet tek institucionet legjitime të Kosovës”, ka thënë Thaçi.
Kryeministri e ka thënë këtë në një intervistë për RTK-në, duke aluduar po ashtu edhe në themelimin e një Tribunali për dënimet e krimeve të luftës.
Kryeministri po ashtu ka thënë se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e drejtë dhe e pastër.
“Luftën askush nuk mund ta hetojë, sepse ka qenë e drejtë”, ka thënë Kryeministri Thaçi.
Ndërsa për kryetarin e Prizrenit, Ramadan Muja, kryeministri Thaçi ka thënë se duhet të priten interpretimet ligjore, e zgjidhja mos të kërkohet në rrugë.
“Unë nuk hyj në interpretimet ligjore. Por një gjë e di se ai ka fituar besimin e qytetarëve dhe deri në vendimin e shkallës së dytë ai ka pezulluar pozitën. Të gjithë duhet ti besojnë drejtësisë dhe mos të pretendojnë ta marrin situatën në dorë përmes rrugës”, ka potencuar kryeministri Thaçi.
Thaçi: Nuk ka marrëveshje për datën e zgjedhjeve, diskutohet në ditët e ardhshme
Thaçi tha se debatet për zgjedhje janë të mirëseardhura por se nuk ka ndonjë datë lidhur me këtë
Ai tha se ka biseduar me liderët e partive politike dhe synohet që në zgjedhje të shkohet me një koordinim në mënyrë që të ketë zgjedhje të lira dhe të drejta.
Kryeministri u shpreh i sigurt që PDK do të fitojë zgjedhjet, derisa tha se për koalicionet do të diskutohet pas zgjedhjeve.
Thaçi: Formimi i Ushtrisë duhet të unifikojë të gjithë, pret që krijimi i saj të votohet në Kuvend (Video)
Ndërsa për emërimin e Forcave të Armatosura Kosovës dhe krijimin e Ushtrisë, ka thënë se me 4 mars është marrë vendimi për krijimin e ushtrisë duke treguar se ka marrë mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe NATO-s.
Forcat e Armatosura të Kosovës, sipas kryeministrit Thaçi do të kenë tetë mijë trupa, duke e quajtur në anën tjetër vendim historik.
Vendimi për krijimin e Ushtrisë, sipas tij është vendim i kryer dhe pret që të votohet nga Kuvendi i Kosovës.
Kryeministri Hashim Thaçi, ka mbrojtur vendimin për rritjen e pagave. Ai tha se rritja e pagave ndodh në momente të caktuara, dhe se pagat nuk mund të rriten çdo muaj.
Thaçi ka thënë se të gjitha për rritjen e pagave kanë qenë të planifikuara, vetëm kjo zhurmë e opozitës nuk ka qenë e planifikuar.
Ndërkohë, kryeministri Thaçi tha se fondi për fëmijët e sëmurë nga leukemia dhe kanceri ka qenë i paraparë me herët por se nuk ka pasur kaq para, sa ka tani me 5.5 milionë eurot që ishin paraparë për rritjen e pagave të sektorit publik, tha Thaçi në një intervistë për RTK.
Thaçi, premtoi se qeveria do të kujdeset për gjithë fëmijët e sëmurë dhe se mjetet nga fondi mund të përdoren menjëherë.
Ndërkaq sa i përket fondit për leukemi, ai ka thënë se ato mjete mund të fillojnë menjëherë të përdorën nga familjarët.
“Mjetet që janë ndarë janë në dispozicion dhe ato do të mund ti përdorë secila familje, uroj që të mos kenë nevojë edhe pse kjo mund ti ndodhë çdo kujt, por ato mjete janë në dispozicion që tani”, ka thënë Thaçi.