UBT

Thaçi: Askush nuk ka veto mbi Ushtrinë

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, u ankua sot në provizionet e pakos së Ahtisaarit, kur foli për bllokadën që përfaqësuesit serbë në Kuvend të Kosovës po i bëjnë transformimit të Forcave të Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura, përmes ndryshimeve kushtetuese.

Komentet e Thaçit u bënë në një konferencë kushtuar javës së gruas në Kosovë, në të cilën mori pjesë edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie.

Ndërkohë, diplomati amerikan nuk komentoi çështjen e ushtrisë.

“Ne nuk e kemi pranuar dokumentin e presidentit Ahtisari dhe nuk kemi draftuar Kushtetutën tonë që ajo të na bllokojë në progres apo që dikush të vë në veto mbi sigurinë tonë dhe të ardhmen tonë. Veto mbi sigurinë e Kosovës askush nuk mund të ketë”, tha Presidenti Thaçi duke mos i cilësuar pengesë zërat që kundërshtojnë këtë hap.

ARKATANA

Bashkësia ndërkombëtare është shprehur fuqishëm kundër idesë së Thaçit për t’ia ndryshuar misionin FSK-së përmes ligjit.

Por Thaçi thotë se ideja e tij ka mbështetjen e “shumicës absolute” të kosovarëve.

“Shumica absolute e kosovarëve si shumicë ashtu edhe të etnive jo shumicë, e kanë përkrahur këtë propozim por i kemi pranuar edhe një sërë vërejtjesh nga miqtë e Kosovës dhe kontribuuesit kryesorë të lirisë dhe pavarësisë sonë”, tha ai.

“Jam i lumtur që vërejtjet nuk kane të bëjnë me të drejtën tonë që të kemi ushtri apo të mos kemi, a të jemi të sigurt dhe të mendojmë për të ardhmen e sigurt të fëmijëve tanë, por vetëm për metodologjinë dhe kronologjinë e hapave”, shtoi presidenti Thaçi. /Kallxo.com/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.