RCCOLA

Thaçi: As ndërrim koalicioni, as zgjedhje të parakohshme

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Kryeministri i Kosovë, Hashim Thaçi, në mbledhjen e sotme të Qeverisë, duke folur lidhur me koalicionin e mundshëm të shumëpërfolur mes PDK-së dhe AAK-së, ka thënë se do t’ua bëjë me dije të gjithë atyre, “që në mënyrë jo meritorë dëshirojnë të jenë pjesë e qeverisë, se nuk do të ketë kurrfarë koalicioni tjetër dhe nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme, por vetëm ato që janë të parapara në afatin ligjor”.

Gjithashtu, ai ka folur edhe për mandatin e presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, duke thënë se PDK-ja, do ta respektojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës dhe Kushtetutën në përgjithësi.

RCCOLA

Ai ka shtuar se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për mandatin e presidentes më së shumti e ka dëmtuar PDK-në, pasi, sipas tij, po të mbaheshin zgjedhjet për president, padyshim se këtë mandat do ta fitonte PDK-ja.

“Sido që të jetë vendimi i Gjykatës Kushtetuese do të respektohet”, ka thënë kryeministri Thaçi, transmeton Kosovapress. /Telegrafi/