Fundamenti

Thaçi akuzohet për degradimin e Gjyqësorit

/ 6 minuta lexim
Uji Dea

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, në mbledhjen e këshillit kombë- tar për integrim evropian kushtin e BE-së se Kosova duhet të luftojë krimin dhe korrupsionin, e ka cilësuar si “ndërhyrje në gjyqësi”, ngase, siç është shprehur ai, as BE-ja e askush tjetër nuk ka të drejtë të bëjë presion mbi Gjyqësorin, dhe se luftimi i korrupsionit është duke u bërë në vazhdimësi.

HIPOKRIZIA E PRESIDENTIT PËR T’IA HEDHUR FAJIN BE-SË PËR MOSLIBERALIZIM TË VIZAVE

“Presidenti në takimin e Këshillit Kombëtar për Integrim Evropian ka sulmuar vetveten, partinë e tij, ka sulmuar kryesisht Qeverinë, me të cilën ai ka qenë mbi 8 vjet. Ne e dimë se në të gjitha instancat e shtetit qoftë në prokurori, qoftë në polici, nëpër gjykata, nëpër borde, po ashtu institucione të ndryshme të pavarura apo të varura kudo, ka qenë ai i cili i ka dërguar njerëzit e vet dhe janë njerëzit e tij në të gjitha instancat e tilla shtetërore”, është shprehur për gazetën profesor Muhamet Kelmendi

Berisha: Qeverisja e Thaçit nuk dallonte nga forma e qeverisjes mafioze

UBT

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, në mbledhjen e këshillit kombë- tar për integrim evropian kushtin e BE-së se Kosova duhet të luftojë krimin dhe korrupsionin, e ka cilësuar si “ndërhyrje në gjyqësi”, ngase, siç është shprehur ai, as BE-ja e askush tjetër nuk ka të drejtë të bëjë presion mbi Gjyqësorin, dhe se luftimi i korrupsionit është duke u bërë në vazhdimësi. Por, analistët dhe njohësit e kësaj fushe deklaratat e fundit të presidentit Thaçi i kanë cilësuar si të pamatura dhe aspak në favor të vendit, derisa, sipas tyre, qëndrimi i tij lidhur me çështjen e liberalizimit, duke akuzuar BE-në, është i papapranueshëm dhe i paqëndrueshëm, ngase, siç kanë thënë, personi kyç për mosliberalizim të vizave është vetë Hashim Thaçi dhe qeverisja e tij e korruptuar, por edhe bashkëqeverisja e tij me LDK-në, që nuk dallon për nga mënyra e formës së qeverisjes mafioze nga PDK-ja. Ndaj është shtuar edhe pyetja se a është hipokrizi prej mashtruesit të thuhet rrejshëm tani se nuk duhet të ndërhyhet në Gjyqësor, kur dihet se partia, së cilës ai i printe për një kohë të gjatë 16-vjeçare, më së shumti ka bërë ndërhyrje të kundërligjshme e kundërkushtetuese, duke e degraduar deri në pafundësi e shkatërrim të plotë sistemin e drejtë- sisë në vend, shkruan gazeta Kosova sot.

Figurë jounifikuese
Profesori universitar, Muhamet Kelmendi, në një prononcim për gazetën “Kosova Sot”, ka thënë se paraqitja e fundit e presidentit në Këshillin kombëtar për integrim evropian, është organizuar në formën, e cila nuk i shkon për shtati një presidenti, ngase aty pjesëmarrës kishte vetëm nga pozita, derisa nga opozita askush nuk ishte dhe kjo jep një shembull për të kuptuar se presidenti nuk është më figurë legjislative, unifikuese e të gjitha forcave politike dhe gjithë popullit pavarë- sisht përkatësisë nacionale, bindjeve fetare, organizimit politik të partive politike. “Kjo është ana më negative, që një president ka dhënë karshi faktorit ndërkombëtar, por edhe popullit të Kosovës, duke treguar me fakt konkret se vërtet është për ndarje dhe përçarje të konflikteve të mëtejshme. Çështja tjetër është se presidenti në këtë takim ka sulmuar vetveten, partinë e tij, ka sulmuar kryesisht Qeverinë, me të cilën ai ka qenë mbi 8 vite dhe kur e dimë se të gjitha instancat e shtetit qoftë në prokurori, qoftë në polici, nëpër gjykata nëpër borde, po ashtu institucione të ndryshme të pavarura apo të varura kudo, ka qenë ai, i cili i ka dërguar njerëzit e vet dhe janë njerëzit e tij në të gjitha instancat e tilla shtetërore”, është shprehur Kelmendi. Sipas tij, Thaçi me segmentet e veta, që i ka pasur përreth ka bërë një mini-qeveri në presidencë, duke i marrë njerëzit e tij dhe duke i futur aty në buxhetin e Kosovës, duke paguar para të majme për njerëzit, të cilët asgjë nuk bëjnë tërë ditën dhe që ka kaluar shifrën 100 persona, të cilët ai i ka në kuadër të presidencës.

Për krim e korrupsion, përgjegjës vetë Thaçi

Kelmendi po ashtu mendon se Thaçi është përzier në një çështje, e cila nuk i takon e që është çështja e Unionit Evropian, ku ata e kanë fakt të pakontestueshëm luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit jo vetëm tek ne, por edhe në shtetet e tjetra, ku siç tha ata e paraqesin si kusht thelbë- sor këtë çështje, duke kërkuar masa të rrepta, në mënyrë intensive e të pandërprera deri në fund. “Andaj, tani dështimet e veta Thaçi, të cilat i ka që 10 apo më shumë vjet, që është në Qeveri dhe tash në presidencë është duke u përpjekur që t’ia japë dikujt tjetër përgjegjësinë për çështjen e tillë, ngase nëse ka krim dhe korrupsion, atëherë përgjegjësia është e qeverisjes ‘Thaçi’, që ka qenë në pushtet dhe ka bërë këtë punë. Po ashtu nëse ka veprimtari të ndaluara, prapë është përgjegjësia e tij dhe njerëzve të tij që kanë qenë aty”, është shprehur Kelmendi. Avokati Tomë Gashi thotë se ndërhyrjet në sistemin juridik vërehen, por ato nuk dihen publikisht. “Askush deri më tash nuk ka identifikuar askënd që personalisht ka ndërhyrë në sistemin juridik, edhe pse ato dihen. Së këndejmi i kemi edhe deklaratat e kryetarit të Gjykatës Supreme të Kosovës, i cili ka deklaruar për vetveten se ai nuk ka pasur telefonata apo nuk ka pasur kërkesa personale dhe ai konsideron se nuk ka pasur ndërhyrje direkte tek ai, mirëpo që politika ka ndikim në lëndët e profilit të lartë, ajo është gjë që dihet dhe secili e di këtë që jeton në Kosovë. Personalisht nuk identifikohet askush që ta thotë me emër dhe mbiemër se ky person është ai që ka ndërhyrë në sistemin juridik apo me një lëndë konkrete, për shkak se ato nuk raportohen, ndërsa përgjithësimi bëhet çdo ditë, e posaçërisht në lëndët ku politika apo politikanët e nivelit të lartë kanë interesa personale, grupore apo politike”, ka deklaruar për gazetën “Kosova Sot” avokati Tomë Gashi./kosova sot/