UBT

Thaçi: 3 nëntori, datë e kompromisit

/ 4 minuta lexim
Eco Higjiena

Kryeministri Hashim Thaçi informoi kabinetin qeveritar për takimin e fundit në Bruksel me kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiq me ndërmjetësimin e shefes së diplomacisë evropiane, Catherine Ashton. Thaçi tha se gjatë këtij takimi është arritur dakordimi për marrjen e obligimeve për zbatimin e marrëveshjeve, si dhe për mbajtjen e zgjedhjeve lokale.

Data 3 nëntor për mbajtjen e zgjedhjeve lokale në gjithë territorin e vendit është datë e dalë nga kompromisi i arritur në takimin e Brukselit të ndërmjetësuar nga shefja e diplomacisë evropiane, Catherine Ashton. Kështu u shpreh kryeministri Hashim Thaçi para kabinetit qeveritar, të cilin e informoi për takimin e fundit në Bruksel.

Ai tha se personalisht është që zgjedhjet të mbahen në tetor dhe jo më 3 nëntor, mirëpo sipas tij, kjo datë është në interesin e shtetit të Kosovës. Thaçi tha se është me interes që zgjedhjet të mbahen në të njëjtën ditë dhe me pjesëmarrjen e të gjitha etnive, ngase kjo nënkupton normalizimin dhe integrimin e plotë të territorit të Kosovës dhe normalizimin e raporteve ndëretnike dhe përfshirjen e veriut në institucionet e vendit.

”Nëse ka paragjykime sa i përket 3 nëntorit, e them këtu se sikur unë të vendosja, do të vendosja për fillimin ose mesin e tetorit dhe jo me këtë datë. Kjo datë është datë e kompromisit të takimit të Brukselit të udhëhequr nga baronesha Ashton. Por interesi ka qenë më i madh sesa si do të jetë moti atë ditë”, tha Thaçi.

Përveç tjerash, Thaçi tha se data 3 nëntor për mbajtjen e zgjedhjeve është brenda afatit ligjor dhe propozimet tjera i quajti joserioze. Sidoqoftë, ai theksoi se do ta respektojë çdo vendim të opozitës për ndonjë datë tjetër, por tha se atëherë duhet të garantohet mbajtja e zgjedhjeve në gjithë territorin e vendit.

“Ne do ta respektojmë çdo vendim dhe propozim të opozitës për datën e zgjedhjeve vetëm le ta marrin përgjegjësinë që ato do të mbahen në gjithë territorin e vendit në të njëjtën ditë. Kjo përgjegjësi është e siguruar dhe e garantuar tani. Është kontestuese data le të vendos opozita, ne të gjithë si mazhorancë do ta votojmë”, u shpreh ai.

Mobi Casa

Qeveria ndërkaq aprovoi Projektligjin për aministinë, e cila bashkë me ratifikimin e marrëveshjes, pritet të miratohet në Kuvendin e Kosovës gjatë kësaj jave. Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi tha se ky ligj garanton respektimin e plotë të barazisë para ligjit për gjithë qytetarët e Kosovës. Kuçi tha se ky ligj nuk aministon as nuk do të amnistojë asnjëherë lëndimin trupor apo vrasjen e personave zyrtarë në cilëndo fazë që ka ndodhë, apo edhe të qytetarëve të tjerë.

“Natyrisht këtu e kam fjalën kur mendohet për vrasjet me karakter qoftë atyre etnik, personave zyrtarë, politikë, apo të tjerë”, tha ai. Qeveria e Kosovës po ashtu miratoi edhe projektligjet për ratifikimin e dy marrëveshjeve financiare.

Thaçi konfirmon emërimin e komandantit të Policisë në veri, Nenad Gjuriq

Kryeministri Hashim Thaçi ka konfirmuar emërimin e komandantit të Policisë së Kosovës në veri, Nenad Gjuriq. Vendimi ka ardhur në bazë të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore , në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, kryeministri Thaçi, po ashtu i ka uruar mirëseardhje zëvendëskryeministrit Bujar Bukoshi, duke e çmuar lartë sjelljen e tij me organet e drejtësisë.

Bukoshi është shpallur i pafajshëm nga akuzat për korrupsion para disa ditëve nga një trup gjykues i EULEX-it, që ishte pjesë e një procesi të njohur si rasti Tolaj dhe të tjerët. /RTK/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.