UBT

Thaçi: 2013-ta, vit evropian për Kosovën

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, nwpwrmjet rrjetit socila Facebook, bëri të ditur se me përfaqësuesin e BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar dhe gjithë ambasadorët e vendeve të BE–së në Kosovë, ka zhvilluar takimin e fundit për vitin 2013.

“Viti 2013 për shtetin e Kosovës dhe qytetarët e saj ishte viti i konsolidimit dhe forcimit, i rritjes stabile ekonomike, i njohjeve të reja, i anëtarësimit në organizata të ndryshme rajonale dhe ndërkombëtare dhe organizimit të zgjedhjeve të lira të standardit më të lartë demokratik, për herë të parë me pjesëmarrjen e të gjitha komuniteteve dhe në gjithë territorin e Republikë së Kosovës. Të gjithë kryetarët do të punojnë me ligjet e Republikës së Kosovës.

Mobi Casa

Viti 2013 shënon edhe fillimin serioz dhe konkret të normalizimit të marrëdhënieve midis shtetit të Kosovës dhe atij të Serbisë, edhe pse ka mbetur ende shumë për t’u implementuar. Ishte konkludim i përbashkët se viti 2013 ishte vit evropian për shtetin e Kosovës”, ka shkruar Thaçi në Facebook.