Fundamenti

Teutë, mos të paçin hije, as emri jyt, as veprimet tua

/ 3 minuta lexim
United Hospital

Nga Gani Sadiku – Teutë, unë do ta kuptoja çdo pakënaqësi që do të mund ta kishe ti, brenda LDK-së.! Do ta akceptoja çdo iniciativë për të bërë ndonjë ndryshim apo reformë brenda partisë, sepse jeni familja më e shenjt në Kosovë.

Unë do të isha i lumtur sikur vota juaj të ishte ndryshimi të cilin populli dhe qytetari po e kërkon prej se klasa që ju po e përkrahni, ka ardhur në pushtet.
Do të gëzohesha shumë sikur veprimet tuaj, t’ia lehtësonin dhimbjet dhe vuajtjet popullit më të varfër që vuan për kafshatën e gojës.

Këtë varfëri dhe katrahurë, popullit ia solli pikërisht kjo klasë politike për të cilën ju sot e ngritët dorën por e ulët kokën e turpëruar.!
Të tillë ju konsideruam për hirë të papërsëritshmit Ibrahim Rugova.
Po ja pse më zhgënjeve, si votues dhe si qytetarë:!

ARKATANA

Me votën tuaj, ti nuk po ban ndryshime por po futesh në radhët e krimit.
Sepse njëjtë sikur vëllau i juaj Uka, ke rënë në duar të banditëve e kriminelëve ordinerë.
E përulët shejtërinë e familjes suaj, përhirë të interesave tuaja meskine klanore e grupore.
E pretë në besë votuesin tuaj i cili të votoi, jo se e ke ba namin në mandatin e parë, por se donte në mënyrën me civilizuese ta përfaqësoje shejtërinë Rugova.
Teutë, a ke harruar që pikërisht udhëheqësit e PAN-it, të sotëm, disa herë deshën ta likuidojnë babain tënd.?

A ke harruar që udhëheqësit e NISMA-s, së sotme, e shpallën tradhtar dhe bashkëpunëtor të Millosheviçit, duke kërkuar ashiçare kokën e Ibrahim Rugovës, në kohën kur atëdheu po digjej flakë nga të katër anët.?
A ke harruar, që të njejtit njerëz të cilët po i përkrahë ti, në Prishtinë në mesditë bënë atentat mbi babain tuaj.?

A harrove he mos të pastë hije.!
Votat i more nga ne që e duam LDK-në, për t’na përfaqësuar e jo për t’na tradhëtuar.!
Historia ka me të hudhë në koshin e plehërave, bashkë me hajnat e matrapazët që me votat tona dhe me autoritetin e babait tënd, sot ti po u del krah.!
Ti po dhijen në “kalanicën” në të cilën ngrëne bukë deri djeh.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.