Uji Dea

Teuta merr diamantë si dhuratë për vitin e ri

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Nëse ekziston ndonjë femër që mund të jetë e lumtur në këtë fillim të vitit 2014, pa dyshim se është aktorja Teuta Krasniqi.

Kjo pasi dhurata që ajo ka marrë për vitin e ri nga bashkëshorti i saj është e jashtëzakonshme. Si duket Blero ka arritur ta befasojë bashkëshorten e tij, Teutën, duke i dhuruar një unazë me diamantë me rastin e vitit të ri.

Këtë e ka konfirmuar vet pop ylli duke publikuar një fotografi në Instagram të unazës në dorën e Teutës, me mbishkrimin: “Shpresoj se do të shkëlqesh edhe këtë vit si diamant”.

Një burim pranë këngëtarit ka zbuluar për Telegrafin se unaza është prej më të shtrenjtave në treg, por se kjo nuk ka qenë problem për këngëtarin për të cilin Teuta është gjithçka në jetën e tij.

Uji Dea

“Unaza ka një vlerë të jashtëzakonshme. Nuk mund të zbuloj se sa ka mundur të kushtojë, për shkaqe konfidenciale dhe për hirë të opinionit”.

“Teuta është gjithçka në jetën e Bleros. Inspirimi i tij është pikërisht Teuta dhe pos kësaj edhe motivi i jetës. Është më e pakta që kemi pritur se ai mund të bëjë për të”, ka zbuluar ky burim për Telegrafin.

Blero dhe Teuta Krasniqi tash e sa kohë janë të martuar dhe konsiderohen si një prej çifteve shembull në shoë-bizin vendor, teksa ata janë edhe prindër të vajzës së vogël, Tarës. /Telegrafi/