Fundamenti

Tetovë: Një i vdekur dhe tre të plagosur në aksidentin e motoçikletave

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Tetovë – Një person ka vdekur dhe tre të tjerë janë lënduar në aksidentin e rëndë ku u përfshin dy motoçikleta në Tetovë.

Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur gjatë kësaj fundjave në mbrëmje në afërsi të restorantit “Punto Verde” në rrugën “Boris Kidriq” në Tetovë, me ç`rast dy motoçikleta janë përplasur njëra pas tjetrës, të cilat ishin me shpejtësi të madhe, ka raportuar INA.

Mobi Casa

Në këtë përplasje të fortë është plagosur rëndë edhe një kalimtare e rastit, ndërsa nga përplasja e motorëve është dëmtuar një makinë e parkuar në trotuarin e kësaj rruge.

Policia bëri të ditur se personi që ka humbur jetën është i moshës 24 vjeçare.