Tetovë: Emra eminentë të studiuesve në seminarin e albanologjisë

Tetovë – Universiteti shtetëror i Tetovës po bën përgatitjet për Seminarin e gjashtë ndërkombëtar të Albanologjisë.
Drejtuesit e universitetit shpresojnë që t’i sjellin emrat eminentë të studiuesve në seminarin, i cili do të mbështetet me fonde nga ministria e Kulturës së Maqedonisë.
Ky aktivitet organizohet në kuadër të manifestimeve për shënimin e njëqind vjetorit të pavarësisë së shtetit shqiptar dhe të flamurit kombëtar shqiptar.