Eko Higjiena

Tetovarja Blerina Seferi, kampione ballkanike në xhudo

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Tetovë – Në Komunën e Tetovës, kryetarja e Tetovës, Teuta Arifi u takua sot me talenten e xhudos, Blerina Seferi, me prejardhje nga Shipkovica, e cila për herë të dytë në garat e këtij viti, të mbajtura në Turqi, u shpall kampione e Ballkanit.

Arifi përgëzoi Blerinën për sukseset e saj në fushën e sportit dhe në emër të qytetarëve të Tetovës iu falënderua për përfaqësimin dinjitoz, i cili është fryt i edukatës, vullnetit dhe punës së palodhshme të saj, raporton agjencia Ina

KKGJILAN

Blerina Seferi jeton në Hamburg të Gjermanisë, ku në vitin 2011 u shpall kampione e Hamburgut në xhudo. Gjatë karrierës së saj, ajo ka marrë pjesë në 41 gara vendore dhe ndërkombëtare, duke fituar 28 medalje të arta, gjashtë medalje të argjendta dhe pesë të bronzta.