GRANDEMALL

Tetë vjet burg për vrasje

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Një trup gjykues i përbërë prej gjyqtarëve të EULEX-it në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, më 30 korrik 2013 ka shpallur Remzi Hasanajn fajtor për akuzën për vrasje dhe e ka dënuar atë me tetë vjet burgim. Gjykata e ka shqyrtuar vetëm akuzën për vrasje, në bazë të vendimit të Gjykatës së Apelit të datës 26 mars 2013 me të cilin ishte urdhëruar rigjykimi lidhur me këtë pikë të akuzës, pas parashtrimit të ankesës nga mbrojtja.

Gjykata kishte gjetur se i pandehuri më 18 nëntor 2010, rreth orës 10:45, në vendin e quajtur Ura e Gjakut në Mitrovicë e kishte privuar nga jeta Musa Durmishin, duke e sulmuar dhe goditur atë me një thikë tetë herë në pjesë të ndryshme të trupit. Viktima kishte vdekur rrugës për në klinikën e Mitrovicës, njofton EULEX-i.

ARKATANA

Po ashtu, gjykata ia shqiptoi një dënim të përgjithshëm me burgim prej 8 vjet e tre muaj, i cili e përfshin këtë dënim dhe një dënim tjetër në kohëzgjatje prej një viti të shqiptuar kundër të pandehurit me vendimin e Gjykatës së Apelit për posedim të paautorizuar të armëve.

Në një aktvendim të veçantë, Gjykata vendosi që ta anulojë masën e paraburgimit dhe kundër të pandehurit ta caktojë masën e arrestit shtëpiak deri kur vendimi të merr formën e prerë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.