Tetë kushtet e izolimit
Komisioni Evropian ka miratuar raportin e tretë dhe përfundimtar mbi përparimin e Kosovës në përmbushjen e kërkesave të udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave.
Në këtë raport sqarohet se Kosova nuk i ka përmbushur tetë kushte për heqjen e regjimit të vizave, prej të cilave Komisioni Evropian përcakton katër prioritete kyçe për Kosovën që të përqendrohet në periudhën e mbetur të dialogut për liberalizimin e vizave: 1. transferimi i një numri të mjaftueshëm të gjykatësve në departamente të rënda të krimit të gjykatave; 2. ndërtimi i një historie të hetimeve, vendime të gjykatësve dhe konfiskime serioze në raste të krimit të organizuar dhe korrupsionit; 3. sigurimi pavarësisë operacionale të Organit Shqyrtues të Prokurimit Publik dhe Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik; dhe 4. Zbatimi i legjislacionit sekondar për ndryshimin e emrave. Ndërsa katër kushtet tjera janë: 5. ratifikimin i marrëveshjes për kufirin me Malin e Zi, para se regjimi i vizave për qytetarët e Kosovës të hiqet; 6. disbursimi i Fondit të Riintegrimit; 7. adresimin e arsyeve për shkallën e ulët të njohjes për azilkërkuesit; dhe 8. sigurimi e ambienteve të përshtatshme për Avokatin e Popullit./zeri/


