Hidromorava

Tetë kompani në garë për privatizimin e PTK-së

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Prishtinë – Komisioni Qeveritar i Privatizimit të PTK-së, njofton opinionin publik, se sot në ora 16.00 ka mbaruar afati i dorëzimit të aplikacioneve për para kualifikim të kompanive të interesuar për pjesëmarrje në tenderin për blerjen e 75% të aksioneve të ndërmarrjes Publike Posta dhe Telekomunikacioni i Kosovës Sh.A. Kompanitë të cilat kanë dorëzuar aplikacionet e tyre për parakualifikim janë:

Albright Capital Management LLC ( Shtetet e Bashkuara të Amerikës )

Avicenna Capital LLC në konsorcium me Twelve HORNBEAMS ( Mbretëria e Bashkuar, Poloni )

Columbia Capital në konsorcium me ACP Axos Capital Gmbh ( Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjermani)

Elkos LLC ( Kosovë )

Geni Capital (Luxemburg )

M1 International Limited ( British Virgin Islands )

Monaco Telecom International SAM ( Monaco )

ARKATANA

Turkcell ( Turqi )

Numri i lartë i kompanive pjesëmarrëse në procesin e para kualifikimit tregon se ekziston një interesim shumë i madh dhe një konkurrencë e lartë për blerjen e aksioneve të kësaj ndërmarrje të rëndësishme publike.

Ofertat e pranuara, do të vlerësohen nga një komision profesional i përbërë nga zyrtarët e të gjitha ministrive të përfaqësuara në KQP. Komisioni vlerësues në punën e vet do të ndihmohet edhe nga këshilltari i transaksionit.

Thirrja për para kualifikim është shpallur me datë 25 qershor 2012, ndërsa në këtë periudhë nga këshilltari i transaksionit janë dhënë të gjitha sqarimet e kërkuara nga kompanitë e interesuara për aplikim, për formën dhe përmbajtën e aplikacionit për para kualifikim.

Pas analizimit të aplikacioneve të kompanive në pajtueshmëri me thirrjen për para-kualifikim, opinioni publik do të njoftohet për kompanitë e para kualifikuara dhe të njëjtat do të ftohen për pjesëmarrje në tender.

KQP mbetet e përkushtuar për ta kryer me sukses dhe me transparencë të plotë procesin e privatizimit të 75% të aksioneve të PTK-së.

KQP gjatë kryerjes së këtij procesi do ti kushtoj rëndësi të posaçme edhe zhvillimit të mëtutjeshëm dhe progresiv të sektorit të telekomit dhe veçmas të kompanisë ku shteti do të jetë aksionar me 25% dhe mirëqenies së punëtorëve të telekomit që do të jenë pjesë e kompanisë me kapital të përzier privat dhe publik.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.