ARKATANA

Tetë futbollistë të rinj, në “lupën” e De Biazit

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Ka grumbulluar plot 18 lojtarë të rinj që nga koha kur ka ardhur në krye të ekipit tonë kombëtar, por trajneri italian, Xhani De Biazi, duket se nuk ndalet së afruari të tjerë talente shqiptare që luajnë për skuadra europiane. Së fundmi në “lenten” e teknikut italian dhe të Federatës Shqiptare të Futbollit janë 8 futbollistë, lojtarë të rinj të talentuar, që mund t’i shërbejnë Kombëtares shqiptare.

Këtë e ka konfirmuar edhe vetë trajneri italian De Biazi, i cili lë të nënkuptojë që ndonjëri prej tetë futbollistëve që po ndjek, mund të grumbullohet edhe për ndeshjen e radhës me Norvegjinë më 7 qershor, një ndeshje shumë decizive për Shqipërisë sa i takon ecurisë për në Botërorin 2014, që do të zhvillohet verën e ardhshme në Brazil.

Pasi janë gati t’i pajisin me pasaporta Ilir Berishën dhe Vullnet Bashën, drejtuesit e futbollit shqiptar ua kanë vënë syrin edhe futbollistëve tjerë, si Agon Mehmeti, Ilir Azemi, Shkodran Mustafi, Amir Abrashi, Adnan Jonuzaj e Flamur Kastrati. Ilir Berisha, 22 vjeç, luan me Orebro në Suedi, një qendërmbrojtës me tiparet e Geri Çipit. Vullnet Basha është vëllai i Migjen Bashës, luan me Sionin në Zvicër, 23 vjeç, mesfushor i djathtë kryesisht.

FITORJA

Agon Mehmeti aktivizohet me Novarën, 24 vjeç, luan si sulmues, kryesisht si pykë. Ilir Azemi luan me një ekip me Mavrajn, Grother Furth, 21 vjeç, edhe ky një qendërsulmues. Shkodran Mustafi, 21 vjeç, aktivizohet me Sampdorian në Seria A, një qendërmbrojtës shumë i mirë. Amir Abrashi luan me Grashopers në Zvicër, 23 vjeç, mesfushor. Adnan Jonuzaj aktualisht është U-21 e Mançester Junajtid, luan si mesfushor i djathtë. Dhe i fundit, Flamur Kastrati, luan me Aue në Bundesliga 2, qendërsulmues dhe 22 vjeç.

Trajneri i Kombëtares shqiptare ka shprehur interesimin për këta futbollistë, teksa thotë: “Mund të na interesojnë, por është herët të flasim për ta. E pranoj se janë nën vëzhgim. Varet se çfarë bëjnë me ekipet e tyre, se si do ta mbajnë formën. Ne do të jemi të kujdesshëm për këta lojtarë”.

Siç shihet, nga 8 kandidatë, mund të përzgjidhen 3; 1 në mbrojtje, 1 në mesfushë dhe 1 në sulm. Të gjithë futbollistët e lartpërmendur janë aktivizuar me ekipet U-19 apo U-21 të Suedisë, Gjermanisë, Zvicrës, Belgjikës. Por kjo nuk është problem, mjafton të pajisen me nënshtetësi shqiptare (Basha e ka) dhe do të ishin gati për Kombëtaren e parë shqiptare. Janë të gjithë të rinj, kështu që për secilin shanset janë të mëdha.(BW)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.