Mobi Casa

Tetë arsye pse Shqipëria e meriton fitoren në tavolinë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Ja tetë arsyet pse Kombëtarja e Shqipërisë duhet të fitojë me rezultat zyrtar 3:0 duelin e ndërprerë kundër Serbisë. E përditshmja sportive shqiptare “Panorama Sport”, ka publikuar tetë arsye se pse Kombëtarja shqiptare duhet të kërkojë tri pikët ndaj Serbisë.

1. Tension i jashtëzakonshëm karshi skuadrës sonë para fillimit të ndeshjes.

2. Siguria në stadium, edhe pse kishte mbi 4 mijë policë, përsëri ishte zero, pasi jo vetëm në impiant ishte Ivan Bogdanov, por ai hyri edhe në fushë. Kujtojmë se Bogdanov është i dënuar me 5 vjet që të mos i afrohet asnjë stadiumi.

3. Për 1 orë e gjysmë para takimit të gjithë tifozët kanë thirrur: “Vrisni shqiptarët!”

4. Himni i Shqipërisë u vërshëllye në mënyrë të vazhdueshme, teksa ka pasur kore të vazhdueshme raciste.

FIDANISHTJA

5. U hodhën në fushë kundër lojtarëve tanë fishekzjarrë, flakadanë dhe sende të forta, të cilat ndërprenë për disa sekonda dy herë ndeshjen.

6. Dhunë e pashembullt ndaj lojtarëve shqiptarë, sidomos në tunelin dhomave të zhveshjes.

7. Vendësit invaduan fushën për disa minuta, duke ndërprerë ndeshjen.

8. Serbia ka precedentë për parregullsi dhe mosmarrje të masave për organizimin e ndeshjeve

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.