GRANDEMALL

Testi i maturës të shtunën, Drejtoria e Arsimit në Gjilan ka bërë të gjitha përgatitjet

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – DKA i siguron të gjithë nxënësit që i nënshtrohen testit të maturës se janë bërë të gjitha përgatitjet e duhura për një mbarëvajtje sa më të mirë të këtij testi dhe se në asnjë variant nuk do të cenohet e drejta e tyre dhe dija që ata tregojnë në këtë proces.

Në një deklaratë të drejtorit të Drejtorisë Komunale të Arsimit në Gjilan, të lëshuar enkas për testin e nesërm të maturës, Bujar Nevzati tha se nesër më 9 qershor 2012 siç dihet mbahet testi i maturës në tërë Kosovën. Drejtoria e Arsimit e Komunës së Gjilanit i ka bërë të gjithë përgatitjet e nevojshme për një organizim sa më të mirë të testit të maturës, pra kemi përgatitur 16 qendra të testimit që do të mbahen të gjitha në shkollat e qytetit.

Prandaj, ne si drejtori e Arsimit apelojmë te të gjithë nxënësit maturantë që të jenë me kohë para qendrave të testimit, pra të jenë në orën 9:00 në qendrën ku për ta do të mbahet testimi. Gjithashtu nga ata kërkohet të jenë të disiplinuar, t’i zbatojnë rregullat me të cilat ata janë njoftuar paraprakisht nga kujdestarët e tyre, por njëkohësisht të jenë vigjilent dhe të mos frikësohen sepse ne ju garantojmë se të drejtat e tyre nuk guxon t`i shkel askush. Ata duhet të sillen sikur të jetë kjo një ditë e zakonshme e mësimit.

Ai bëri të ditur se në testin e sivjet të maturës marrin pjesë gjithsejtë 2265 maturant, prej tyre 1800 janë maturant të rregullt, ndërsa pjesa tjetër, prej 465 janë maturant që i nënshtrohen sërish testit të maturës nga viti i kaluar.

ARKATANA

Ata nxënës të cilët herën e parë nuk arrijnë ta kalojnë 50% të testit, nuk kanë të drejtë të hyjnë në testin e dytë, ndërsa nëse anulohet ndonjë qendër e testimit, për shkak të parregullsive, poashtu nuk ka kthim prapa pa kaluar një vit.

Përveç administratorëve, (një i tillë do të jetë për 15 nxënës), do të jetë edhe një komision mbikëqyrës, prej tre përfaqësuesve, një nga MASHT-i, një nga DKA-ja, dhe një nga drejtoria e shkollës, ndërsa një monitorues kryesor do të jetë nga Universiteti i Prishtinës.

Në fund drejtori i drejtorisë Komunale të Arsimit u dëshiron maturantëve suksese në testin e maturës dhe uron që Komuna e Gjilanit të dal më e suksesshme në këtë proces se viteve më parë. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.