KV

Testi i maturës më ndryshe

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Bujar Nevzati duke apeluar tek nxënësit maturant që të përgatiten sa më shumë për testin e maturës bëri të ditur që këtë vit testi është i ndryshëm nga ai i viteve paraprake.

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Drejtorëve është bërë raportimi i shkurtër i drejtorëve për punët e tyre më të rëndësishme për javën që kemi lënë pas duke theksuar vetëm aktivitetet kryesore në resorët e tyre.

Me këtë rast drejtori i Arsimi Bujar Nevzati, tha se një ekip që është e formuar për vlerësimin e kërkesave të shkollave për intervenim në infrastrukturën shkollore është duke i shqyrtuar kërkesat, përderisa intervenimet do të fillojnë nëpër shkolla gjatë kohës sa nxënësit janë në pushim, duke theksuar se dëmtimi i shkollave këtë vit është dukshëm më i vogël, në krahasim me vitet paraprake.

Nevzati informoi Këshillin që shkolla në lagjen II do të jetë e gatshme në këtë shtator.

Nevzati duke apeluar tek nxënësit maturant që të përgatiten sa më shumë për testin e maturës i bëri të ditur që këtë vit testi është i ndryshëm nga ai i viteve paraprake.

ARKATANA

Testi i sivjetmë, do t`i ketë 200 pyetje nga 100 sa ishin vitin e kaluar dhe do të mbahet në dy pjesë, i pari më 9 qershor ndërsa pjesa e dytë më 23 qershor, por ata të cilët në testin e parë nuk mund të kalojnë 50% në të dytin nuk mund të hyjnë, që do të thotë se e humbin një vit ngase testi nuk organizohet dy herë.

Këtë vit testit do t`i nënshtrohen 2000 maturant, duke përfshirë këtu edhe ata të cilët vitin e kaluar kanë përsëritur. Në një qendër testimi do të jenë nga 150 nxënës, kontrolli do të jetë shumë rigoroz, ku çdo 15 nxënës e kanë një administratorë, do të mbikëqyren nga një përfaqësues i ministrisë, një i drejtorisë së Arsimit dhe një profesor fakulteti.

Testi do të mbahet nëpër korridore dhe në sallat sportive të shkollave. Ndërsa viti shkollorë për maturantë përfundon më 18 maj.

Poashtu drejtori Nevzati, ka dhënë informacione edhe sa i përket komisionit për bursa, ku nga gjithsejtë 180 aplikime, prej tyre do të zgjidhen 70 bursist dhe 20 student të dalluar.

Gjithashtu në mesin e 400 shkollave në garat e ndryshme që janë mbajtur në nivel vendi, nxënësit gjilanas kanë zënë vendet e para në shumë prej këtyre fushave./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.