UBT

Testi i arritshmërisë u përcoll me defekte

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Nga Behlul Hajdari – Më 28 qershor pata radhën sikur edhe shokët e mi t`i nënshtrohem testit të arritshmërisë. Test, ky i cili vit pas viti vetëm se po i shtohen parregullsitë, e bile unë mendoj se po i shtohen edhe gabimet në formulimin e pyetjeve. E nëse kjo e fundit ju hamendëson si jo e vërtetë ose si paaftësi e imja për t`i kuptuar pyetjet, atëherë ; pse asnjëri nga dy anëtaret e komisionit nuk arritën të më sqaronin mase 10 pyetje që s’mund t`i kuptonim asnjëri në klasën time.

Ndërsa parregullsitë fatkeqësisht sikur edhe viteve tjera ( po bazohem në fjalët e gjeneratave të kaluara) ekzistuan edhe këtë vit. Si parregullsi po e llogaris kopjimin gjatë testit, gjë që fatmirësisht apo fatkeqësisht nuk u lejua nga anëtarët e komisionit në klasën time.

Por kjo gjë nuk ndodhi edhe në klasët e tjera , sepse aty po ‘’fluturonin’’ telefonat e fletët me përgjigje nga një kënd në tjetrin(e këto mi treguan shokët e mi që ishin në ato klasë; fatkeq apo fatlum?! ). Si prova mund t`i paraqes përqindjet mesatare ndërmjet klasëve, ku klasa ime mesataren e arriti 54.67%, ndërsa klaset tjera duke filluar nga 70.83%,77.93%,75.28%,80.72%…

Kjo po se krijon hamendësim! Ka disa ditë që unë po hulumtoj për këtë dallim aq të madh ndërmjet klasës sime dhe të tjerave sepse kjo gjë na kushtoj shumë në vazhdimin e shkollës fillore në atë të mesme. Kështu unë mora edhe notën mesatare gjatë katër viteve te shkollës së mesme së ulët, së pari klasës sime e pastaj edhe klasës me arritshmerinë më të lartë në test .

FIDANISHTJA

E si rezultat pash se dallimi i notës mes klasëve nuk ishte as afër dallimit të pikëve mes klasëve(mesatarja e klasës sime gjatë katër viteve të sh.m.u : 3.86(4), dhe klases me arritshmerinë më të lartë : 4.19(4)). Kështu që si përfundim erdha definitivisht tek parregullsitë e anëtareve të komisionit në shumicën e klasëve për të mos thënë tek të gjitha. E parregullsi këto që rezultojnë në zhgënjimin e nxënësve, ne keq-kualifikim të nxënësve edhe në nxjerrje të një kuadri të dobët.

Nota ime mesatare nga klasa e parë deri në klasën e nëntë ka qenë 5.00,por unë nuk arrita që të pranohem në afatin e parë për pranimin e nxënësve në shkollën e mesme. E arsyeja nuk ishte një, po ishin dy arsye; pikët e mija më se reale,dhe pikët e të tjerëve më se joreale.

Behlul Hajdari
Sh.m.u “Abaz Ajeti” – Gjilan
Kl. IX-1

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.