GRANDEMALL

Terrorizmi nuk do të arrijë t’i rrënojë vlerat evropiane

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri kanë shprehur solidaritet me qytetarët dhe institucionet e Belgjikës, duke thënë se sulmet e sotme terroriste në Bruksel, janë sulme barbare që synojnë të ndryshojnë vlerat dhe institucionet tona më të çmuara që ka krijuar njerëzimi, demokracinë, liritë e njeriut dhe projektin madhështor të Evropës së Bashkuar.

Veseli nëpërmjet një deklarate, ka dënuar ashpër sulmet terroriste në Bruksel, për pasojë të të cilave mbetën të vdekur disa persona.

“Sulmet e sotme terroriste në kryeqytetin e Bashkimit Evropian në Bruksel, janë sulme barbare që synojnë të ndryshojnë vlerat dhe institucionet tona më të çmuara që ka krijuar njerëzimi, demokracinë, liritë e njeriut dhe projektin madhështor të Evropës së Bashkuar. Në këtë ditë të rëndë, populli dhe institucionet e Kosovës ndajnë brengën dhe dhimbjen me qytetarët dhe institucionet e shtetit belg. Ky sulm është sulm edhe ndaj aspiratave tona integruese euro-atlantike. Terrorizmi po lëndon dhe shkakton viktima, por kurrë nuk do të arrijë t’i rrënojë vlerat tona evropiane. Civilizimi gjithmonë triumfon mbi barbarinë, ashtu sikurse demokracia mbi çdo ideologji e fanatizëm të dhunshëm”, thuhet në deklaratën e kryetarit Veseli.

FITORJA

Kurse, lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka uruar që të ketë sa më pak viktima në shpërthimin që ndodhi në aeroportin e Brukselit.

“Në këto momente dëshirojmë të shprehim solidaritetin tonë me ta dhe me institucionet në Belgjikë. Pak ditë më parë u godit me sulme të ngjashme edhe Turqia, e fatkeqësisht këto ngjarje po ndodhin aq shpesh në botë, sa nuk po mbetet kohë as për reflektimin e duhur njerëzor. Të gjitha këto sulme janë të dënueshme, e dhimbja është e njëjtë për të gjitha viktimat. Por sot, vëmendja dhe solidariteti ynë shkon tek Brukseli, kryeqendra e Bashkimit Evropian”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.