Mobicasa

Terras: Bllokada politike i kushtoi Kosovës një vit e gjysmë të humbur në reforma dhe përparim

/ 2 minuta lexim

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, ka prezantuar pikëpamjet e tij mbi situatën politike dhe diplomatike në Kosovë.

Terras mori fjalën në takimin e sotëm të Komitetin për Punë të Jashtme, ku komisionerja për Zgjerim, Marta Kos, prezantoi raportin e saj për vitin 2026.

Sipas tij, paraliza institucionale i ka kushtuar Kosovës në reforma dhe përparim.

Uje Dea

“Sipas vlerësimit tim fillestar, raporti i Komisionit Evropian për zgjerimin, që ka të bëjë me Kosovën, është mjaft i përshtatshëm. Ai pasqyron qartë fushat problematike të cilat u theksuan edhe në raportin e Parlamentit Evropian vitin e kaluar. Reformat dhe përparimi kanë ngecur, kryesisht për shkak të bllokadës politike, e cila në thelb i ka kushtuar Kosovës një vit e gjysmë të humbur.

Sot situata është përmirësuar dhe Kosova ka arritur të zgjedhë e të vërë në funksion institucionet e saj, në përputhje me kushtetutën. Ajo tashmë ka një Kuvend, qeveri dhe president funksionalë. Kjo shton shpresat për një stabilitet më të madh – diçka për të cilën vendi ka nevojë urgjente.

Stabiliteti politik është thelbësor për të krijuar vrullin e nevojshëm për zbatimin e reformave. Shpresoj vërtet se, pas kësaj bllokade, Komisioni Evropian do të angazhohet në mënyrë aktive për të mbështetur Kosovën, duke e trajtuar atë si partner të barabartë. Duhet ta rinisim dialogun Prishtinë-Beograd.

Gjithashtu, duhet të punojmë me vendet e BE-së që ende nuk e kanë njohur shtetësinë e Kosovës” tha Terras.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.