GRANDEMALL

Tërnava: Nuk ka kushte për hapjen e xhamive

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava në një konferencë nga Bashkësia Islame e Kosovës, ka thënë se tani për tani nuk ka kushte për hapjen e xhamive.

Ky vendim erdhi pas konsultimeve me drejtorin e Institutin e Shëndetësisë Publike të Kosovës, Naser Ramadani dhe mikrobiologun Lul Raka.

Tërnava i ka falënderuar Ramadanin dhe Rakën për gjithë punën që e kanë bërë dhe tha se mendimi i tyre është që xhamitë të mos hapen pasi ende nuk janë krijuar kushtet për këtë.

“Nuk janë krijuar kushtet për hapjen e xhamive në Kosovë. Kështu janë mendimet e ekspertëve të kësaj fushe. Unë nuk e njoh këtë sëmundje, por këta kolegët këtu që kanë punuar natë e ditë për ne, do të japin mendimin e tyre për këtë. Ne do të shohim për mundesinë e parë për t’i hapur shtëpitë e Zotit”, tha Tërnava.

FITORJA

Drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani ka thënë se mbyllja e xhamive ka qenë falënderimi më i madh që besimtarët kanë mundur t’i bëjnë për mjekët në këtë kohë.

Ramadani shtoi se shpreson që shumë shpejt do të mund të shohin mundësitë për hapjen e xhamive.

“Ky është falënderimi më i madh i Bashkësisë Islame, për të mbyllur foltoret në mënyrë që të shmanget përhapja e virusit. Ne nuk i kemi ndalur lutjet, lutjet janë bërë për cdo qytetarë e besimtarë, par Zotit jemi falur sepse nuk kemi mundur ndoshta në isntitucionet fetare, por i kemi bërë në ato kushte që i kemi pasur. Besoj se situata epidemiologjike do të shkojë duke u përmirësuar pas rezultateve dhe besojmë se shpejt do të mblidhemi në një konferencë kështu dhe të lajmërojmë për ndonjë mundësi që të hapen edhe xhamitë”, tha Ramadani./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.