Fundamenti

Tërnava e Surdulli dakordohen për të bashkëpunuar

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Tërnava ka thënë se Bashkësia Islame, nuk ndërton vetëm xhami në Kosovë, por ka ndihmuar në ndërtimin e mbi 40 shkollave në tërë territorin e Kosovës, çerdheve, renovime të objekteve shëndetësore, sigurimin e bursave për studentë në lami të ndryshme .

Kryetari i komunës së Kamenicës Shaip Surdulli, ka mirëpritur Myftiun Niam Tërnava me bashkëpunëtorë. Myftiu Tërnava, ka falënderuar Kryetarin Surdulli, për punën që ka bërë në komunën e Kamenicës me stafin e tij, si dhe për bashkëpunimin e mirë që ka me Këshillin e Bashkësisë Islame.

Ai në emër të Këshillit të Bashkësisë Islame të Kosovës dhe atij komunal, falënderoj Kryetarin, për ndarjen e parcelës për nevoja të Bashkësisë Islame të Kamenicës dhe përkrahjen e vazhdueshme që ka dhënë për këtë institucion fetarë.

Kryetari i komunës së Kamenicës Shaip Surdulli, ka thënë se ne jemi munduar që me drejtor të drejtorive komunale si dhe këshilltarët e Kuvendit, që t’i përkrahim kërkesat e bashkësisë islame.

Këtë vit komuna e Kamenicës, ka ndihmuar me një shumë simbolike dy xhamitë në fshatin Koretinë, kurse vitin e kaluar kemi ndihmuar xhaminë në fshatin Dajkoc, Desivojcë, ndërtimin e murit mbrojtës për xhaminë në Berivojcë dhe objektin e mejtepit në Hodonoc.

Hidromorava

“ Si problem kyç në komunën e Kamenicës është mungesa e një objekti shkollor në fshatin Rogaqicë, ku objektin e tanishëm shkollor e shfrytëzojnë nxënësit e shkollës fillore dhe dy shkollave të mesme dhe mësimi zhvillohet në tri ndërrime dhe me orar të shkurtuar “ ka thënë Surdulli.

Ai, kërkoj nga Myftiu Tërnava, që t’i dalë në ndihmë në gjetjen e ndonjë donatori të mundshëm, pasi që nga Ministria nuk ka ndonjë premtim në realizimin e këtij objekti shkollorë.

Myftiu Naim Tërnava, premtoj se do të angazhohet në gjetjen e donatorëve, ku edhe nuk mungoj optimizmi i tij, prandaj kërkoj që komuna të përgatis planin dhe dokumentacionin përkatës për këtë objekt shkollor.

Ai tha se Bashkësia Islame, nuk ndërton vetëm xhami në Kosovë, por ka ndihmuar në ndërtimin e mbi 40 shkollave në tërë territorin e Kosovës, çerdheve, renovime të objekteve shëndetësore, sigurimin e bursave për studentë në lami të ndryshme etj./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.