Tërmkolli i thotë opozitës ose vendosni nëse jeni me Rusin ose Amerikën

“Ku ka shqiptarë që nuk e do amerikanë. Baza e demokracisë është në Amerikë. Nuk mund të mos jemi me Amerikën, sepse Amerika është me ne. A jemi sot me shtetin apo jemi me kaosin. Na jemi me shtetin. Nuk dua të merrem me individë, mirëpo ne jemi me shtetin. Për këtë shtet të pavarur demokratik që kemi sakrifikuar për 100 vjet. E sot po më flisni për votat që LDK-ja po e bëka Hashimin president. Rugova, i ka dhënë të gjitha votat e LDK-së, për ta bërë kryeministër dikë të një partie politike me 7 deputet vetëm që të funksionoj Kosova si shtet. Vetëm që dashakeqët të mos mendojnë se Kosova nuk mund të bëjë shtet”, ka thënë Termkolli.
Deputetja e Lidhjes Demokratike e Kosovës, Milahate Tërmkolli ka akuzuar rëndë opozitën rëndë duke thënë se opozita nuk njeh as shtet, as simbole e asgjë të këtij vendit.
Ajo ka thanë se opozita është tmerri i tmerrit, duke akuzuar Albin Kurtin qe kishte thënë që shqiptarët nuk e duan Amerikën. Tërmkolli ka thënë se duhet të vendosin ose të jeni me Rusin ose me Amerikën.
“Ku ka shqiptarë që nuk e do amerikanë. Baza e demokracisë është në Amerikë. Nuk mund të mos jemi me Amerikën, sepse Amerika është me ne. A jemi sot me shtetin apo jemi me kaosin. Na jemi me shtetin. Nuk dua të merrem me individë, mirëpo ne jemi me shtetin. Për këtë shtet të pavarur demokratik që kemi sakrifikuar për 100 vjet. E sot po më flisni për votat që LDK-ja po e bëka Hashimin president. Rugova, i ka dhënë të gjitha votat e LDK-së, për ta bërë kryeministër dikë të një partie politike me 7 deputet vetëm që të funksionoj Kosova si shtet. Vetëm që dashakeqët të mos mendojnë se Kosova nuk mund të bëjë shtet”, ka thënë Termkolli. /Zëri/