UBT

Termi “Vorio Epiri” s’ekziston

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Në një intervistë për emisionin “Ali Posi” të televizionit kombëtar grek NET, kryebashkiaku i Selanikut, biznesmeni i njohur grek, Yiannis Boutaris, deklaroi se termi ‘Vorio Epir” nuk ekziston , dhe se gazetarët dhe zyrtarët grekë duhet ta përdorin vetëm emërtimin zyrtar – Shqipëri.

Kryebashkiaku i Selanikut nënvizoi se, kur flitet për problemet e pakicës greke në Shqipëri, nuk duhet të përdoret më termi ‘Vorio Epir’, pasi që kjo çështje zyrtarisht i përket vetëm Shqipërisë.

Sipas tij, ky term, i cili përdoret gabimisht nga mediat dhe nga zyrtarët grekë, është një term që grekët e përdorin vetëm sa për t’i kënaqur ndjenjat e tyre patriotike, dhe asgjë më tepër.

Ai po ashtu deklaroi se, shtëpinë e lindjes së Kemal Ataturkut do ta shndërrojë në shtëpi-muze, për shkak se Ataturku është ndër figurat më të mëdha që jetuan në Selanik.

Mobi Casa

“Mos keni diçka kundër grekëve z. Boutari?”, ishte pyetja që pasoi këto dy përgjigje, e moderatorit të emisionit, Manoli Katakis.

“Grekët kanë mendime të ndryshme për mua, por unë nuk i kam ato për ta. Jam plotësisht i bindur se këtë histori të kulturës së Selanikut, domethënë, sidomos atë turqve dhe çifutëve, por edhe ato të të gjitha komuniteteve tjera, jo vetëm që e kanë për detyrë ta promovojnë, por – mbi të gjitha – dhe ta respektojnë. Sepse nuk duhet të harrojmë se, Selaniku gjithmonë ka qenë një qytetit shumetnik.

Para pavarësimit të Selanikut, qyteti kishte 12 gazeta turke, çifute, greke, franceze, italiane dhe gjermane. E, këto gazeta dikush i lexonte asokohe. Kjo, pra, tregon se kishte një prezencë të fuqishme shumetnike në qytet. Unë nuk them që t’i kthehemi në të kaluarën, por që të kemi një traditë të njohjes dhe ruajtjes së këtyre vlerave, u përgjigj Boutaris.(express)