Fundamenti

Tërmeti shemb dhe dëmton kalatë në Durrës, Krujë dhe Prezë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Tërmeti që goditi mëngjesin e së martës Shqipërinë përveç pasojave në njerëz dhe banesa, solli edhe dëmtimin e monumenteve të kulturës.

Në orët e para të mëngjesit u shemb një pjesë e Kullës C, të Kalasë së Durrësit.

Mbetjet e murit u shkëputën në trajtë blloku dhe sollën vetëm dëme materiale, duke dëmtuar një automjet të parkuar aty pranë. Kulla është pjesë e mureve rrethuese të qytetit dhe datohet në periudhën bizantine.

Brenda kullës dhe midis mureve të saj u evidentua prania e bimësisë së shumtë dhe pemëve. Studiuesit dhe punonjësit e trashëgimisë kulturore thanë në kushtet e anonimatit se nuk ka pasur mirëkuptim nga banorët aty pranë që të ndërhyj në vite për mirëmbajtjen e kullës.

Muri i shkëputur nga kulla C në Kalanë e Durrësit

ARKATANA

Amfora.al mësoi se dëmtime, me çarje të mureve pësoi edhe kalaja e Krujës dhe ajo e Prezës. Kjo e fundit dyshohet se ka pësuar një shkëputje të murit në pjesën më të lartë të saj. Aktualisht në Durrës ka mbërritur një ekip nga Instituti i Monumenteve të Kulturës.

“Kanë ardhur ekspertët që të vlerësojnë rastin dhe më pas të bëjnë propozimet për të gjetur një zgjidhje teknike për monumentin e dëmtuar”, shpjegoi për Amfora.al, Alban Ramohitaj, drejtor i Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare Durrës.

Pak minuta pasi muri i kullës C u shkëput në Kalanë e Durrësit

Nga tërmeti 6.4 ballë i shkallës Rihter, humbën jetën 7 persona që mbetën në rrënojat e ndërtesave. Ai e kishte epiqendër 15 kilometra në veri të Durrësit dhe solli rrënimin e të paktën 5 godinave në Durrës dhe Thumanë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.