Fundamenti

Tërmetet e shpeshta, dukuri e zakonshme

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Së paku 8 tërmete e kanë goditur një pjesë të Kosovës brenda 4 ditëve kurse 5 prej tyre kanë ndodhur në pak më shumë se 24 orë. Ashtu siç është e zakonshme në një vend ballkanik, një mori teorish konspirative janë përhapur për atë se çfarë po ndodh.

Jo pak njerëz i kanë shkruar ose kanë thirrur në redaksi, duke dhënë ide nga më të ndryshmet. Disa janë shprehur të bindur se Serbia po “gatuan” diçka, pasi para çdo lëvizjeje të tokës po dëgjohet një zhurmë në formë shpërthimi, shkruan “Zëri”.

Disa të tjerë shkruajnë se në fakt dridhjet e tokës janë rezultat i veprimeve të KFOR-it në zonën afër Mitrovicës.

Imagjinata e disave shkon deri aty sa që shprehen të bindur se armët kimike siriane të cilat Shqipëria refuzoi t’i shkatërrojë, tashmë janë duke u shkatërruar diku në Kosovë.

Mirëpo, kosovarët i qetëson sizmologia amerikane, Peggy Hellweg, nga Universiteti Berkeley i Kalifornisë.

“Në aspektin tektonik, zona ku gjendet shteti i juaj, që përfshin Italinë, vendet e ish-Jugosllavisë dhe Greqinë, njihet si zonë e tërmeteve, prandaj tërmetet e shpeshta nuk janë diçka e jashtëzakonshme”, i tha “Zërit” përmes telefonit Hellweg.

Mobi Casa

Ekspertja amerikane e sqaron se është tërësisht e zakonshme edhe kur njerëzit dëgjojnë zhurma para dridhjeve të tokës.

“Kur ndodhin tërmete mesatare, ata që ndodhen afër zonës së tërmetit fillimisht dëgjojnë një zhurmë. Pak më vonë fillon vala dytësore që për njerëzit është dridhja e tokës”, sqaron Peggy Hellweg.

Sipas të njëjtës, vetëm në rastet e tërmeteve të mëdha, njerëzit i ndjejnë të dyja përnjëherë, edhe zhurmën edhe dridhjet e tokës.

Ndërkaq, të gjithë ata që kanë qasje në internet, në rastet kur mund të ndjejnë lëvizje të tokës, mund t’i raportojnë ato te “Qendra Sizmologjike Euro-Mesdhetare”, në këtë link:http://www.emsc-csem.org/#2

Në faqen e internetit të kësaj qendre, në pjesën e sipërme, në anën e djathtë duhet të klikoni “I felt an earthquake” (Unë e kam ndier një tërmet). /Zëri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.