GRANDEMALL

“Tërmet” në PDK

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Partia Demokratike e Kosovës shumë shpejt mund të ndahet në dysh. Dy njerëzit më të fuqishëm të saj, pas kryetarit të partisë, nënkryetari i parë Fatmir Limaj dhe sekretari i përgjithshëm Jakup Krasniqi mund ta lëshojnë Partinë Demokratike të Kosovës, nëse partia vazhdon të drejtohet në mënyrë autokrate nga kreu i saj Hashim Thaçi.

Është Jakup Krasniqi ai i cili në emisionin “Rubikon” ka deklaruar haptas se do ta shqyrtojë mundësinë e largimit nga PDK-ja, nëse në parti nuk do të ndodhin reformat e brendshme. Pos Krasniqit, edhe Fatmir Limaj ia ka treguar “muskujt” kryeministrit Thaçi në mbledhjen e fundit të Kryesisë së PDK-së.

Uji Dea

Një burim i “Zërit” brenda takimit të fundit të Kryesisë së PDK-së, ka zbuluar detaje se si ka shkuar kjo mbledhje. Sipas këtij burimi, ishte nënkryetari i parë, Fatmir Limaj, ai i cili ka kërkuar llogaridhënie nga kryetari Thaçi për të gjitha zhvillimet që kanë ndodhur në vend tash e sa kohë, e për të cilat nuk është mbledhur asnjëherë organi më i lartë drejtues i partisë- Kryesia.

“Limaj dhe Jakup Krasniqi ishin të vetmit që në këtë mbledhje ia treguan “dhëmbët” Thaçit. Së pari ishte Limaj, ai i cili kërkoi shpjegime nga Thaçi se përse Kryesia e Partisë nuk është mbledhur për më shumë se një vit e gjysmë”, ka treguar ky burim i gazetës.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.