Mobi Casa

Tërmet i fuqishëm në Kroaci

/ 1 minutë lexim

Një tërmet gjatë mëngjesit të sotëm ka goditur qytetin e Zagrebit të Kroacisë.

Zagrebi me rrethinë u goditën nga të paktën dy tërmete me magnitudë prej 5.0 gradë të Rihterit në orët e para të mëngjesit.

Uji Dea

Siç raportojnë mediat kroate, epiqendra e tërmetit ishte 16 kilometra në veri të Zagrebit dhe pesë kilometra në juglindje të Oroslavjes, në një thellësi prej 10 kilometrash, njoftoi Qendra Sizmologjike Evropiane Mesdhetare, përcjell Telegrafi.

Ministri i Brendshëm i Kroacisë, Davor Bozinoviq, ka kërkuar përmes Twitterit që njerëzit që dalin në rrugë të mbajnë distancë teksa vendi po përballet edhe me shpërndarjen e coronavirusit. /Telegrafi/