FITORJA

Tërheqja e LDK-së nga protesta, taktikë për shkaqe elektorale

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ali Lajçi, ka vlerësuar se çështja e Kosovës është në rrezik për shkak të tentimeve për të bërë pazare të ndryshme në tavolinën e bisedimeve me Serbinë.

Ai ka thënë se trendi i këtyre zhvillimeve politike e do edhe një përgjigje nga qytetarët pasi, siç thotë ai, institucionet nuk po e kryejnë punën e vet.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Lajçi ka deklaruar se ndalja e trendëve negativë në dialogun me Serbinë mund të bëhet përmes protestave.

FIDANISHTJA

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve ta përkrahin protestën e 29 shtatorit të thirrur nga ky subjekt politik.

Ndërkaq duke komentuar mospjesëmarrjen e LDK-së në këtë protestë dhemosbashkëpunimin me Vetëvendosjen, Lajçi ka thënë se kjo është çështje taktike e LDK-së për elektorat.

“Është çështje taktike e LDK-së për elektorat. Mbase LDK-ja nuk do të duhej të mendonte një gjë të tillë, por për interesin e vendit. Është çështje taktike e LDK-së për shkaqe elektorale. Sidoqoftë, qytetarët nuk do të duhet të bazohen në këtë, por të marrin pjesë në protestë. Do të ishte mirë që LDK-ja të deklarohej për dhe ta thërriste edhe elektoratin e vet në protestë, sepse efekti do të ishte më i mirë”, ka thënë Lajçi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.