Tenton ta therr me thikë

Gjilan – Policia e Kosovës njoftoi se në fshatin Rogoqicë të Kamenicës është arrestuar një person, pasi i njëjti pas një mosmarrëveshje ka therur me thikë një tjetër person.
Sipas raportit policor, viktima është dërguar në tretman mjekësor dhe sipas mjekut gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë.
“Në vendngjarje është gjetur dhe konfiskuar një brisk që dyshohet të jetë përdorur në rast. Me vendim të prokurorit i dyshuar është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport./rajonipress/