Tentoj t`i korruptojë policët me 5 euro
Gjilan – Prokuroria Publike Komunale në Gjilan ka ngritur propozim akuzë ndaj Hamdi Shalës nga Peja për veprën penale “dhënie të ryshfetit”.
Prokuroria Publike Komunale në Gjilan ka ngritur propozim akuzën ndaj Hamdi Shalës nga Peja, nën dyshimin se më 15 shtator 2012 në vendkalimin kufitarë “Dheu i Bardhë”, ka tentuar të korruptojë policët kosovarë.
I pandehuri me automjetin e tij “Shala Rejsen” me të dorëzuar pasaportën tek kontrolli policor i dokumenteve i ka futur në pasaportën e tij 5 euro me qëllim që pjesëtarët e policisë mos ta kontrollojnë fare.
Sipas propozim akuzës që e ka ngritur Esat Ademi, i pandehuri Hamdi Shala duke i vendosur 5 euro brenda pasaportës ka tentuar t`i ikë kontrollit të rregullt kufitarë, për të vazhduar rrugën deri në destinacionin e tij dhe që policia të mos kryente veprimin që është dashur ta kryej, respektivisht kontrollin e rregullt të dokumentacionit me rastin e kalimit kufitarë, me çka ka kryer veprën penale “dhënia e ryshfetit”.
Prokuroria ka paraparë që gjatë shqyrtimit kryesor të shtjellojë provat, të dëgjojë dëshmitarët, të shikohet foto dokumentacioni thuhet në propozim akuzë etj./rajonipress/