Eko Higjiena

Tentim vrasje në Viti

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Gjilan – Në rrugën “Hasan Kabashi” në Viti derisa ankuesit ishin duke lëvizur me veturën e tyre Wolksvagen Golf 2 me targa vendore me ngjyrë të kaltër të mbylltë saktësisht përball ndërtesës së verdhë nga dy persona të panjohur është shtënë me armë zjarri në drejtim të tyre me ç’rast është goditur vetura e tyre me dy plumba, njëra në anësoren e majtë përpara dhe tjetra në derën e majtë të shoferit ku fatmirësisht nuk ka pas viktima njoftoj policia e Gjilanit.

RCCOLA

Patrulla e policisë ka dal në vendngjarje ku ka gjetur (pesë) 5 gëzhoja.Lidhur me rastin është njoftuar Prokuroria për Krime të Renda derisa hetimet vazhdojnë./rajonipress/