RCCOLA

Tentim vrasje në Viti, shpëton viktima, arrestohet i dyshuari

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Viti – Është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar pasi që i njëjti pas një përleshje fizike që kishte pasur me viktimën mashkull shqiptar kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të tij duke e plagosur në këmbën e majtë njoftoj policia e Kosovës.

Njësitë policore në vendin e ngjarjes në cilësi të provave materiale kanë gjetur dhe konfiskuar një revole “Zastava” e cila dyshohet të jetë përdorur në rast.

KKVITI

Viktima është dërguar në tretman mjekësorë dhe i njëjti pas pranimit të ndihmës mjekësore është liruar në shtëpi, kurse i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje./rajonipress/