UBT

Tenori shqiptar, Saimir Pirgu, e nis vitin me 4 koncerte në Zvicër

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Tenori i njohur shqiptar, Saimir Pirgu, do të paraqitet me katër koncerte në Cyrih të Zvicrës. Tre prej tyre gjatë muajit janar dhe një në fillim të shkurtit.

Tenori shqiptar me famë botërore, Saimir Pirgu, do të prezantohet me «Rigoletto» në Shtëpinë e Operës në Cyrih. Ai përgjatë këtij muaji do të prezantohet me tri koncerte. I pari do të jetë më 12 janar, për të pasuar më pas më 18 janar dhe i fundit për muajin janar do të jetë ai i datës 24.

Uji Dea

Ndërkaq, Pirgu para audiencës zvicerane do të prezantohet edhe më 2 shkurt. Kjo do të jetë paraqitja e parë për këtë vit e tenorit me famë botërore, i cili përgjatë vitit të shkuar ka shënuar edhe një ndër sukseset më të mëdha të paraqitjeve skenike, në krah me partnerë të dëshmuar të skenës së operës ndërkombëtare, duke përfshirë Domingon.

Ai gjatë vitit të kaluar është shpërblyer me çmimin «Pavarott d’Oro»./albinfo/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.