ARKATANA

Tenderi për rrugën e Bilinicës, peng i ankesave

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Ndonëse është shpallur fituesi i tenderit për rrugët Pograxhë – Bilinicë dhe Lladovë – Nasalë në vlerë të 313 mijë e 989 eurove ai po zvarritet për shkak të ankesave që po bëhen nga kompanitë pjesëmarrëse thotë Hamdi Ismajli. Banorët e Bilinicës Faik Shabani dhe Hasan Zenuni thanë për rajonipress se janë të brengosur me këto vonesa të panevojshme.

Edhe pse të shtyrë në moshë Faik Shabani dhe Hasan Zenun nga fshati Bilinicë ia kishin mësyrë dyerve të Komunës për të marrë ndonjë përgjigje rreth vonesave që po bëhen me fillimin e punimeve në rrugën Pograxhë – Bilinicë, raporton rajonipress.

Faik Shabani dhe Hasan Zenunin thanë për rajonipress se janë të brengosur me vonesat e panevojshme.“Unë nuk i kuptoj këto ankesa e kundërshtime të kompanive. Me rëndësi neve do me na zanë prapë dimri e do mbetemi prapë pa asfalt” shprehet i revoltuar Faik Shabani.

FITORJA

Edhe Hasan Zenuni tha se rruga është e shkurtër rreth 3 km dhe ka 60 shtëpi me 450 banorë. “Kemi mbetur edhe pak shtëpi dhe nëse vazhdon të vonohet asfaltimi ne do shpërngulemi sepse rruga është shumë e keqe” tha Zenuni.

Kurse në zyrën e prokurimit thonë se ata i kanë kryer të gjitha procedurat dhe janë në pritje të Organit Shqyrtues të Prokurimit(OSHP) e cila pritet të japi një vendim rreth ankesave që janë bërë në këtë tender.

Hamdi Ismajli drejtor në zyrën e prokurimit tha për rajonipress se pas ankesës që ka bërë kompania “Tali” , tani OSHP-ja është e obliguar që të bëjë vlerësim brenda një muaji. “Komuna e ka kryer me kohë procesin e tenderimit dhe është shpallur fitues kompania “Bejta Comerc”, por ankesat janë normale në procese të tilla dhe jemi në pritje të përgjigjes nga OSHP-ja” tha Ismajli. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.