GRANDEMALL

Tenderët “përplasin” pozitën dhe opozitën

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Debati parlamentar, sipas kërkesës së deputetes Alma Lama, lidhur me shpenzimin e fondeve publike nga ana e Qeverisë së Kosovës, ka ngjallur akuza e kundër akuza mes pozitës dhe opozitës. Përderisa të fundit, kanë kritikuar, përfaqësues të pushtetit, akuzat i kanë quajtur si të pabazuara dhe të paqëndrueshme.

Deputetja Lama ka akuzuar Qeverinë e Kosovës se ka shpërblyer kompanitë me tender të cilat i kanë ndihmuar asaj gjatë fushatës elektorale.

Sipas saj, këta tenderë kapin shumën e qindra miliona eurove. Gjithashtu, ajo ka përmendur edhe raportet e UNDP-së për varfërinë dhe papunësinë në Kosovë, të cilat paraqesin shifra alarmuese.

Por deputeti i PDK-së, Ramiz Lladrovci, në emër të Grupit Parlamentar të PDK-së, ka mohuar një gjë të tillë, duke i thënë deputetes Lama se kompanitë të cilat kanë marr tender nga Qeveria e Kosovës janë sponsorë të Lëvizjes Vetëvendosje.

GRANDEMALL

Sipas tij, Qeveria Thaçi nuk bënë këto lloj dallime, ashtu siç i paraqet Lëvizja Vetëvendosje.

“Ju zonja Lama dhe koleg e juaj deputet të Lëvizjes Vetëvendosje po mundoheni të paraqiteni si engjëj në Kuvend të Kosovës”, ka theksuar Lladrovci.

Kritika ndaj qeverisë ka shfaqur edhe subjekti më i madh opozitar LDK.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.